Qalaj flet për veriun: Ka pasur operacione që do të ishin realizuar ndryshe

Qalaj flet për veriun: Ka pasur operacione që do të ishin realizuar ndryshe

Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me veriun e Kosovës. Në një intervistë për FrontOnline, Qalaj ka vlerësuar se ka pasur operacione që do të ishin realizuar ndryshe. “Policia ka qenë shumë e angazhuar në pjesën veriore të vendit dhe ato angazhime kanë qenë të nevojshme për mbulimin e terrenit. Atje ka […]

Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me veriun e Kosovës.

Në një intervistë për FrontOnline, Qalaj ka vlerësuar se ka pasur operacione që do të ishin realizuar ndryshe.

“Policia ka qenë shumë e angazhuar në pjesën veriore të vendit dhe ato angazhime kanë qenë të nevojshme për mbulimin e terrenit. Atje ka pasur një vakum institucional dhe Policia ka qenë e detyruar të sjellë policë nga rajonet dhe stacionet tjera, duke e ngarkuar kështu Policinë e Kosovës me shumë punë dhe duke ndikuar në sigurinë e vendit. Pas kësaj, ka pasur më pak policë në stacionet e tjera, ndërsa në veri ka pasur një numër të shtuar të policëve për të mbuluar stacionet, që ka kërkuar operacione të ndryshme. Disa kanë qenë të suksesshme, ndërsa ka pasur edhe operacione që do të ishin realizuar ndryshe. Kjo nuk varet nga policët, por nga hierarkia komanduese dhe menaxhmenti i policisë”,theksoi ish-drejtori i Policisë.

Qalaj ka folur edhe në lidhje me ankesat e policëve.

“Mendoj që duhet të merret parasysh menaxhimi i orarit të policëve, pasi ka shumë ankesa se ata po punojnë në orar të zgjatur, që ndikon në lodhjen dhe shëndetin e tyre. Duhet të merren masa kreative që policët të jenë në gjendje të kryejnë shërbimet sa më mirë. Menaxhmenti ka përgjegjësinë për të bërë zgjedhjet e duhura dhe për të shmangur oraret e stërzgjatura. Mos të harrojmë se para disa ditëve ndodhi një aksident ku u lënduan gjashtë policë, dhe sipas meje, kjo ka qenë pasojë e orarit të stërzgjatur dhe lodhjes që ndodhi” theksoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?