Profesori britanik: Kurti dhe Vuçiq po përfitojnë nga tensionet

Profesori britanik: Kurti dhe Vuçiq po përfitojnë nga tensionet

Ka më shumë se një vit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar kokë më kokë në kryeqendrën evropiane. Një interesim për të arritur rezultate në kuadër të dialogut profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e sheh tek asnjëri prej liderëve. Madje, Gordy thotë se […]

Një interesim për të arritur rezultate në kuadër të dialogut profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e sheh tek asnjëri prej liderëve.

Madje, Gordy thotë se që të dy po përfitojnë nga tensionet që po krijohen në terren.

Sipas tij, Vuçiqit në këto momente po intereson të ketë zhvillime në Kosovë në mënyrë që ta zhvendos vëmendjen nga protestat në Serbi.

“Në fakt ata nuk më duken të interesuar të bëjnë një marrëveshje, ata duken më të lumtur duke krijuar tensione sepse po e përdorin këtë për të gjeneruar mbështetje politike. Ka një arsye që ngjarje të tilla po ndodhin kur ka protesta të fuqishme politike në Serbi. Vuçiqit i intereson ta zhvendos vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi me problemet e serbëve në Kosovë. Mirëpo e kam të vështirë ta kuptoj se pse Kurti po vepron njësoj sikurse Vuçiq për ngritjen e tensioneve kur mund të zhvillonte dialog të hapur me serbët lokal”, thotë ai.

Gordy nuk pret që ketë përfshirje më të madhe nga SHBA-të dialog, pavarësisht faktit se Donald Trump gjatë administratës së parë ka ndërmjetësuar një marrëveshje për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor vlerëson se me ndërmjetësimin e BE-së dialogu ka stagnuar.

“Ju mund ta shihni këtë me të ashtuquajturën Marrëveshje e Uashingtonit, ai i lëvizi gjërat për të arritur atë ujdi. Ai madje nxiti një grusht shtet parlamentar në Prishtinë në mënyrë që të krijohet një qeveri që do ta nënshkruante atë marrëveshje. Marrëveshja i ka nënshkrimet e dy individëve që nuk ishin në cilësinë e kryetarëve të shtetit dhe SHBA-të që ndërmjetësuan nuk figurojnë  askund si garantuese të marrëveshjes. Ata u pajtuan për disa pika që nuk janë interesa vitale për asnjërën palë. Ata ranë dakord për marrëveshje anësore që nuk janë jetike si për shembull; ku do ta kenë ambasadën e tyre në Izrael dhe madje aty në një pikë shkruan për të drejtat e pakicave seksuale ku besoj se asnjëra palë nuk i ka respektuar sa duhet. Ajo marrëveshje ishte më shumë një shfaqje për mediet për të bërë të duket se Trump po arrin diçka në politikën e jashtme. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk vijnë me iniciativë gjithëpërfshirëse rajonale atëherë nuk shoh progres në dialog. Nuk me duket se ka shenja nga SHBA-të për të lëvizur në atë drejtim. Procesi i negociatave do të varet shumë nga BE-ja e cila ka ngecur. Ata po shtyjnë një farë ekuilibri në anën e Beogradit sepse e duan litiumin e Serbisë”, tha profesori Egric Gordy për tëvë1.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por marrëveshjet nuk kanë gjetur zbatim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?