Polonia mori drejtimin e BE-së, Spiropali: Momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Polonia mori drejtimin e BE-së, Spiropali: Momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia. Nëpërmjet një postimi në Facebook Spiropali përshëndet Presidencën Polake të Bashkimit Europian, duke theksuar se presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryetarja […]

Nëpërmjet një postimi në Facebook Spiropali përshëndet Presidencën Polake të Bashkimit Europian, duke theksuar se presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Kuvendit thotë se garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën e Shqipërisë  për avancimin e reformave.

Gjithashtu Spiropali siguron përmes reagimit se Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.

Postimi:

“Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.”

Më 1 janar të këtij viti Polonia mori  presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian me moton: “Siguria, Evropa!”.

Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i BE-së merr drejtimin e Këshillit për të udhëhequr diskutimet e politikave. Ndërsa në vitin 2024 kryesuan Belgjika dhe Hungaria, Polonia dhe Danimarka marrin përgjegjësinë në 2025.

Prioritetet e Varshavës për periudhën rrotullohen të gjitha rreth konceptit të sigurisë – në çdo kuptim të fjalës – nga e jashtme dhe e brendshme, te ekonomia, energjia, ushqimi dhe shëndeti.

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se ”Varshava do të punojë në sfondin e krizave të shumta – në Ukrainë, Gjeorgji dhe Lindjen e Mesme”.

Polonia synon gjithashtu të fokusohet në forcimin e konkurrencës së kompanive evropiane, veçanërisht në uljen e kostove të energjisë dhe uljen e burokracisë.

Varshava gjithashtu dëshiron të trajtojë zgjerimin, zgjerimin e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hapat e ardhshëm për Poloninë në krye të Këshillit

Logoja e presidencës polake të BE-së, flamuri polak i kombinuar me shkronjat “E” dhe “U”, përfaqëson angazhimin e Polonisë ndaj bllokut, 20 vitet e anëtarësimit të saj dhe ambicien e saj për të vendosur drejtime të reja.

Logoja u dizenjua nga artisti i famshëm polak, Jerzy Janiszeëski, i cili gjithashtu krijoi logon e lëvizjes sindikale ”Solidarność” (”Solidariteti”), e themeluar në vitin 1980.

Këshilli i Bashkimit Evropian, shpesh i referuar si Këshilli, është një nga organet kryesore vendimmarrëse të BE-së.

Ai përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe përbëhet nga ministra nga secili vend, që takohen në konfigurime të ndryshme në varësi të fushës së politikës që diskutohet.

Këshilli i BE-së nuk duhet të ngatërrohet me Këshillin Evropian, i cili mbledh së bashku krerët e shteteve ose qeverive të BE-së për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?