Planet e Trump për Grenlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë

Planet e Trump për Grenlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake dhe ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën, gjatë një konference shtypi të mbajtur të martën në Florida, ku ai trajtoi një sërë çështjesh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se komentet e zotit Trump u bënë disa […]

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake dhe ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën, gjatë një konference shtypi të mbajtur të martën në Florida, ku ai trajtoi një sërë çështjesh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se komentet e zotit Trump u bënë disa orë pasi djali i tij Donald Trump Jr., zhvilloi një vizitë të papritur në Groenlandë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kontrollojnë si Groenlandën, territorin gjysmë-autonom danez ashtu edhe kanalin e Panamasë, që lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.

Në një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të martën, zoti Trump u pyet nëse për arritjen e këtij qëllimi, do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike.

Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën prej të dyjave, por ajo që mund të them është se kemi nevojë për to, për çështje që lidhen me sigurinë ekonomike“, tha zoti Trump.

Javën e kaluar, Panamaja festoi 25 vjetorin e tranferimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara tek autoritet e këtij vendi.

Kanali do të mbetet në duart tona përgjithmonë. Sot ne shohim flamurin panamez të valëvitet lirisht, sikur të kishte qenë gjithmonë aty”, tha President i Panamasë José Raúl Mulino.

Ndërkohë prej vitit 1941, Shtetet e Bashkuara kanë një bazë ushtarake në Grenlandë, një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të gjerë.

Askush nuk e di nëse Danimarka gëzon ndonjë të drejtë ligjore mbi këtë territor, edhe nëse e ka, duhet të heqë dorë, sepse për ne është i nevojshëm për çështje të sigurisë kombëtare si dhe për mbrojtjen e botës së lirë. Nuk keni nevojë as për dylbi për të parë anije kineze e ruse kudo (në Grenlandë). Nuk do ta lejojmë të ndodhë”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Por Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë vazhdimisht se Grenlanda nuk është për shitje.

Ajo e përsëriti këtë qëndrim edhe të martën, ndërsa djali i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump Jr., mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar në këtë territor.

Po e bëj shumë të qartë, Grenlanda i takon popullit tonë“, tha ajo.

Gjatë konferencës për shtyp në Mar-a-Lago, zoti Trump u pyet gjithashtu nëse do të përdorte forcën ushtarake për të aneksuar Kanadanë, për të cilën ka sugjeruar se duhet të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Jo…por do të përdorim forcën ekonomike. Nëse heqim qafe atë vijë të vendosur artificialisht mes Kanadasë dhe Shteteve te Bashkuara, dhe do ta shohim si duket, do të ishte diçka me vlerë dhe gjithashtu do të ishte shumë më mirë për sigurinë kombëtare. Mos harroni, ne në thelb mbrojmë Kanadanë”, tha ai.

Në një postim në mediat sociale Kryeministri kanadez në largim, Justin Trudeau, shkruante se “nuk ekziston asnjë mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara”.

Mbetet e paqartë nëse presidenti i zgjedhur amerikan po synon që të bëjë përpara me këto kërcënime, duke i realizuar ato, apo t’i përdorë si taktika negocimi si pjesë e politikës së tij Amerika e Para, ndërsa përgatitet të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.

Ne jetojmë në një botë ku shumë nga këto vendime nuk merren në baza të njëanshme. Por edhe nëse administrata Trump do donte të ishte ekspansioniste e të sulmonte vende të tjera, sa realist do të ishte realizimi i këtyre qëllimeve?!”, thotë Thessalia Merivaki, eksperte në Universitetin Georgetown.

Zoti Trump përsëriti kërcënimin e tij për të vendosur një tarifë prej 25% ndaj mallrave kanadeze dhe meksikane, nëse të dyja vendet nuk forcojnë sigurinë në kufirin e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se gjithashtu se pasi të marrë detyrën do të riemërtorjë Gjirin e Meksikës, duke e quajtur atë Gjiri i Amerikës./VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?