Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri

Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri

Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mbyll përkohësisht. Kjo pasi qytetarët tash e shumë kohë kanë kryer shërbimet e sigurimeve por, aty u gjetën parregullsi, gjë bëri të ndërhyjnë inspektorë të BQK-së dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarësisë. Policia e Kosovës të mërkurën ka asistuar zyrtarët […]

Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mbyll përkohësisht.

Kjo pasi qytetarët tash e shumë kohë kanë kryer shërbimet e sigurimeve por, aty u gjetën parregullsi, gjë bëri të ndërhyjnë inspektorë të BQK-së dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarësisë.

Policia e Kosovës të mërkurën ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në një aksion këtu në veri të Mitrovicës afër sheshit “Car Lazar” ku është kryer aksion në këtë kompani të sigurimeve e cila quhet DUNAV.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se kjo kompani ka bërë keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike.

Por aksionet nuk përfunduan me kaq.

Policia mori masa edhe ndaj një institucionit paralel serb në lagjen e Boshnjakeve në të cilën janë kryer shërbime nga ministria e Financave të Serbisë.

Për mbylljen e këtyre dy objekteve paralele, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani tha se janë konfiskuar dokumente dhe gjëra të tjera që do t’i shërbejnë prokurorisë për hetim.

“Kemi ndërhy aty ka pas punëtorë në vend ku ka qenë tu u punu, i kemi largu punëtorët nga ai vend edhe kemi konfiskua disa materiale të cilat kanë qenë të nevojshme në mënyrë që Prokurori me vendo si me veprua tutje. Është hap rasti falsifikim i dokumentit ndërsa puna aty nuk është ndal vazhdon tutje, kemi konfiskua dokumentacion që aty janë bërë pagesa janë kry shërbime. Po ashtu e kemi pas rastit tjetër te kompania e sigurimeve DUNAV i kemi asistu zyrtarët e BQK-së dhe inspektorët e tregut. Pas mbledhjes se provave është mbyll edhe ai vend”, ka thënë Elshani.

E kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin paralajmëroi mbylljen edhe të disa objekteve të tjera që punojnë nën administrimin e Serbisë.

“Ka edhe disa struktura paralele që po funksionojnë, shembull janë Qendra Kulturore, drejtoritë për Sport dhe Rini por sigurisht do të ndërmarrin hapat konkrete për mbylljen totale çdo institucion paralele që po funksionon në pjesën veriore sigurisht do të jetë fuqizimi i funksionalizimit edhe komunave të pjesës veriore”, ka thënë Ugljanin.

Për aksionin e djeshëm të policisë në veri reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se do të hetohet gjithçka nga institucionet e Republikës së Kosovës. /teve1

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?