Pahor hoqi dorë nga synimi për emisar me kritika ndaj Brukselit: Koha për intervenim politik, frika se do të isha arbitrar e pa bazë

Pahor hoqi dorë nga synimi për emisar me kritika ndaj Brukselit: Koha për intervenim politik, frika se do të isha arbitrar e pa bazë

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’ka aplikuar për pozitën e emisarit special të BE-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për rrethana që lidhen edhe me zhvillimet e ndodhura pas zgjedhjeve në BE dhe për shkak të angazhimeve të tij, shkruan Gazeta Express. Siç […]

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’ka aplikuar për pozitën e emisarit special të BE-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për rrethana që lidhen edhe me zhvillimet e ndodhura pas zgjedhjeve në BE dhe për shkak të angazhimeve të tij, shkruan Gazeta Express.

Siç raporton televizioni publik i Sllovenisë, Pahor thuhet të ketë mësuar brenda bisedave informale se po kërkohej gjithashtu një diplomat për këtë pozitë dhe jo një politikan.

Vetë Pahor e ka cilësuar këtë si një vendim legjitim, megjithatë thotë se një gjë e tillë e vazhdon politikën e dialogut teknik, dialog i cili sipas tij s’ka pasur sukses. Ish-presidenti slloven thotë se për shkak të ndryshimit të madh të rrethanave ka ardhur koha që në këtë pozitë të angazhohet një politikan dhe të ketë intervenim politik, sigurisht nën udhëzimet e Përfaqësuesit të Lartë.

Pahor ka thënë se frika që mbase ai do të ishte arbitrar për shkak të kaluarës politike është e pabazuar.

“Ky është sigurisht një vendim legjitim, por ai vazhdon politikën e dialogut teknik, i cili nuk është dëshmuar shumë mirë. Megjithatë, për mendimin tim, për shkak të rrethanave shumë të ndryshuara, ka ardhur koha që një politikan në këtë pozicion dhe për ndërhyrje politike, natyrisht nën udhëzimet e Përfaqësueses së Lartë. Frika se mund të jem arbitrar për shkak të posteve të mia të larta politike në të kaluarën, është e pabazë”, ka thënë Pahor.

Pahor ka qenë një ndër emrat e parë që kishte bërë publik interesimin e tij për të pasuar sllovakun, Miroslav Lajcak, në pozitën e emisarit. Megjithatë për shkak të rrethanave që ishin krijuar, Lajcakut i është vazhduar mandati deri më 31 janar 2025.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?