Nimani: Njerëzit e VV-së do të atakohen më së shumti nga Projektligji i Byrosë

Nimani: Njerëzit e VV-së do të atakohen më së shumti nga Projektligji i Byrosë

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Projektligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nimani ka theksuar se këto deklarata janë më tepër një përpjekje për të motivuar militantët e VV-së dhe nuk kanë lidhje me realitetin. “Deklaratat e Kurtit tashmë janë […]

Nimani ka theksuar se këto deklarata janë më tepër një përpjekje për të motivuar militantët e VV-së dhe nuk kanë lidhje me realitetin.

“Deklaratat e Kurtit tashmë janë në vazhdën e motivimit të militantëve të tij dhe realisht nuk kanë të bëjë me realitetin” thotë ai.

Ai ka shtuar se, gjatë periudhës kur Kurti ishte në pushtet për katër vite, ai kishte mundësinë për të realizuar këtë projekt, por nuk e bëri.

‘’Kurti që katër vite ishte në pushtet dhe e kishte mundësinë që ta realizonte atë” shton Nimani për FrontOnline,

Nimani mendon se mosrealizimi i këtij premtimi lidhet ngushtë me interesat e brendshme të partisë Vetëvendosje.

“Unë mendoj se mos realizimi i këtij premtimi, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ka të bëjë me njerëzit e Vetëvendosjes, sepse çdo iniciativë, çdo ndërhyrje e Qeverisë, gjithmonë ka ndikuar tek njerëzit e VV-së” potencon ai.

Kandidati për deputet ka theksuar se askush nuk është kundër një ligji të tillë, por ky duhet të jetë në përputhje me ligjet ekzistuese dhe të mos ketë efekte negative për qytetarët.

“Askush nuk është kundër këtij ligji, por duhet të jetë në kuadër të ligjeve në fuqi” theksoi ai.

Nimani ka paralajmëruar se njerëzit e VV-së do të jenë ata që do të atakohen më shumë nga ky projektligj.

“Njerëzit e VV-së do të atakohen më së shumti nga kjo byro”, përfundoi Nimani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?