Nga mjegulla e dendur te reshjet e borës, parashikimi i motit për ditët vijuese

Nga mjegulla e dendur te reshjet e borës, parashikimi i motit për ditët vijuese

Mbrëmë, pas hedhjes së fishekzjarreve në natën e ndërrimit të motmoteve, mjegulla ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht zonat e ulëta. Kjo është një pamje tipike e dimrit, kur kushtet atmosferike janë të qëndrueshme dhe temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e mjegullës. Mjegulla zakonisht qëndron në ajër për më shumë kohë kur […]

Mbrëmë, pas hedhjes së fishekzjarreve në natën e ndërrimit të motmoteve, mjegulla ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht zonat e ulëta. Kjo është një pamje tipike e dimrit, kur kushtet atmosferike janë të qëndrueshme dhe temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e mjegullës.

Mjegulla zakonisht qëndron në ajër për më shumë kohë kur moti është i qendrueshëm, kur nuk ka erë të fortë që të shpërndajë grimcat dhe lagështinë e kondensuar.

Një faktor tjetër që ka kontribuar në këtë fenomen janë grimcat e lëna pas nga fishekzjarret. Këto grimca mund të veprojnë si berthama kondensimi, duke ndihmuar lagështinë të kondensohet dhe të formojë mjegullën e dendur që mbulon gjithçka përreth.

Në Gjilan, si pasojë e mjegullës së dendur që ishte prezent sot deri pas mesdites, temperaturat nuk kanë mundur të ngriten aq shumë, edhe pse ishin parashikuar të ishin më të larta. Temperatura maksimale ka arritur vetëm deri në 1°C, ndërsa minimalja ishte -6°C. Pas këtyre kushteve, tani është rikthyer përsëri mjegulla e dendur që ka mbuluar qytetin dhe zonat përreth.

Ndërkohë, Prishtina ka arritur sot në vendin e tretë në botë për ajrin më të ndotur, një tregues i rëndësishëm i pasojave që ndotja e ajrit ka në mjedisin dhe shëndetin tonë. Ky është një kujtesë e fortë se veprimet tona, si përdorimi i fishekzjarreve, mund të kenë ndikime të drejtpërdrejta në cilësinë e ajrit dhe atmosferën që na rrethon.

Këto kushte pritet të përmirësohen gradualisht të enjten, për shkak të lëvizjeve lokale të ajrit, veçanërisht të premten në mbrëmje, kur do të vijë një front i ftohtë. Ky front fillimisht pritet të sjellë reshje shiu, të cilat më pas do të shndërrohen në reshje bore në të gjithë vendin, sidomos pas mesnate. Reshjet pritet të jenë lokalisht të dendura, por jo afatgjate.

Pra, në mëngjesin e së shtunës reshjet pritet të pushojnë, ndërsa moti do të mbretërojë kryesisht i vranët dhe në vlera negative pothuajse në të gjithë vendin. Në mbrëmje kthjellim i motit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?