“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe anëtari kryesor i NATO-s dhe shumë në Evropë u tronditën nga sugjerimi se një udhëheqës i ardhshëm i SHBA-së mund të konsideronte përdorimin e forcës kundër një aleati. Kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se njerëzit e territorit të Arktikut nuk duan të jenë […]

Kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se njerëzit e territorit të Arktikut nuk duan të jenë amerikanë, por se ai e kupton interesin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për ishullin, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike.

Komentet nga Mute B. Egede erdhën pasi Trump tha në fillim të kësaj jave se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ose presionit ekonomik për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-ve.

Trump tha se kjo ishte një çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-në.

Egede pranoi se Grenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe “një vend që amerikanët e shohin si pjesë të botës së tyre”, por tha se nuk kishte folur me Trumpin që kur i bëri komentet, shkruaneuronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Egede ka bërë thirrje për pavarësi për Grenlandën, duke e cilësuar Danimarkën si një fuqi koloniale që jo gjithmonë e ka trajtuar mirë popullsinë indigjene.

“Grenlanda është për popullin grenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi grenlandezë”, tha ai në një konferencë shtypi së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.

Por, dëshira e Trumpit për Grenlandën ka ngjallur ankth në Danimarkë, si dhe në mbarë Evropën.

Megjithatë, Frederiksen tha se sheh një aspekt pozitiv në diskutim.

“Debati mbi pavarësinë e Grenlandës dhe njoftimet e fundit nga SHBA-ja na tregojnë interesin e madh për Grenlandën”, tha ajo.

“Grenlanda i përket grenlandezëve – askujt tjetër”, vazhdoi Frederiksen.

Ndryshe, Grenlanda ka një popullsi prej 57,000. Por është një territor i gjerë që posedon burime natyrore që përfshijnë naftë, gaz dhe elementë të rralla, të cilët pritet të bëhen më të aksesueshme me shkrirjen e akullit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ajo gjithashtu ka një vendndodhje strategjike kyçe në Arktik, ku Rusia, Kina dhe të tjerët po kërkojnë të zgjerohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?