Mjekët e profesorët detyrohen të deklarojnë pasurinë, drejtori i APK: Ka pasur kritika dhe hezitim

Mjekët e profesorët detyrohen të deklarojnë pasurinë, drejtori i APK: Ka pasur kritika dhe hezitim

Mjekët, si dhe profesorët e universiteteve publike janë të detyruar që të bëjnë deklarimin e pasurisë Mjekët, si dhe profesorët e universiteteve publike janë të detyruar që të bëjnë deklarimin e pasurisë. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka theksuar rëndësinë e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët. Edhe pse […]

Mjekët, si dhe profesorët e universiteteve publike janë të detyruar që të bëjnë deklarimin e pasurisë

Mjekët, si dhe profesorët e universiteteve publike janë të detyruar që të bëjnë deklarimin e pasurisë.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka theksuar rëndësinë e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët.

Edhe pse ka pasur kritika në opinion për këtë kërkesë, Buleshkaj ka thënë se kjo është një kërkesë ligjore e përcaktuar nga Parlamenti dhe Ministria, dhe se mjekët dhe profesorët e universiteteve publike janë të detyruar që të bëjnë këtë deklarim.

“Kemi pasur edhe drejtpërdrejtë në opinion kritika se pse duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë mjekët dhe profesorët kur ata janë të veshur në petkun e pushtetit, por ofrojnë shërbime. Kjo është kërkesë ligjore, kemi një Parlament një Ministri dhe ka vendosur këto pozita qofshin mjekët, po ashtu edhe profesorët e universiteteve publike si subjekte deklaruar. Fillimisht ka pasur një hezitim, ka pasur ankesa edhe te ne, por edhe te institucionet  e tjera. Por, që në fillim ne si agjenci kemi kërkuar të informojmë se kjo nuk është mënyra e duhur për sa kohë është në ligj, ata duhet ta kryejnë atë obligim përndryshe bëhet subjekt i sanksione qofshin ato gjoba qofshin kallëzime penale. Kemi arritur që vetëm tetë nga ky grup, mbi një mijë e treqind nuk e kanë kryer këtë obligim me kohë”, ka deklaruar Buleshkaj.

Fillimisht, ai ka njoftuar se ka pasur hezitime dhe ankesa, por Agjencia ka informuar të gjithë se përmbushja e këtij obligimi është e detyrueshme dhe se ata që nuk e kryejnë atë mund të përballen me sanksione, përfshirë gjoba dhe kallëzime penale.

Ai ka shtuar se nga më shumë se 1,300 individë të këtij grupi, vetëm tetë nuk e kanë kryer obligimin në kohë.

“Ka pasur rezistencë, por e kanë kuptuar që do të kryhet si obligim, pastaj nëse këto institucione marrin një iniciativë ligjore ku ata mund të përjashtohen në të ardhmen mund të përjashtohen, por për sa kohë që janë pjesë e ligjit duhet të kryejnë këtë obligim. Do të kemi vetëm dy profesor të cilët nuk janë deklaruar dhe katër apo gjashtë mjekët. Të gjithë këtë e kanë kryer obligimin, por me vonesë, por tetë raste janë me vonesë. Jemi në proces final të vënies në funksion të raportimit elektronik të keqpërdorimeve, është finalizuar edhe aplikacioni për sinjalizim tek agjencia. Jemi duke zhvilluar kapacitetet njerëzore, e në këtë mënyrë jo vetëm të dalim përballë barrës që është vënë me ligj po ashtu të tejkalojmë kërkesat dhe të jemi institucion që përmendemi për të mirë. Praktikat më të mira të Evropës jemi duke i vënë në funksion dhe nga viti i radhës publiku do të vërehet”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka përmendur se aktualisht ka mbi 12 mijë zyrtarë që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, ndërsa vetëm më pak se 10 zyrtarë janë angazhuar në verifikimin e këtyre deklaratave.

“Me transparencën do të rritet besimi te ne, dhe do të vazhdojmë të rrisim numrin e stafit deri në fund të stafit do të arrijmë 58 nga 43 që kemi qenë. Në vitin e ardhshëm kemi projekte të rëndësishëm do të tentojmë të përmirësojmë edhe kushtet e punës të stafit tonë. Kemi mbi 12 mijë zyrtarë që japin deklarimin e pasurisë ndërsa kemi më pas se 10 zyrtarë që bëjnë verifikim e saj. Është një punë mjaftë e madhe që zhvillon stafi dhe kemi nevojë për staf shtesë që të jemi më të kujdesshëm në aspektin profesional”, përfundoi ai.

Në fund drejtori i APK-së potencoi se do të vazhdojnë të rrisin numrin e stafit të agjencisë, duke synuar të arrijnë deri në 58 punonjës nga 43 që janë aktualisht. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?