Kurti në fund të mandatit: Synojmë ta stabilizojmë sistemin elektroenergjetik dhe të ulim importin e energjisë

Kurti në fund të mandatit: Synojmë ta stabilizojmë sistemin elektroenergjetik dhe të ulim importin e energjisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja e importit të energjisë. Në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë […]

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja e importit të energjisë.

Në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive, Kurti premtoi se do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për biznese.

Kurti ka thënë se “Qeveria e ka të qartë se ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton, por sipas tij, ekzekutivi i vendit po sigurohet që të ndërrojë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja në fushën e energjisë”.

“Është mirë që vitin ta fillojmë me një sukses të këtillë për sektorin e energjisë. Për dekada të tëra, Kosova është përballur me vështirësi. Ne nuk kemi pasur nevojë vetëm për investime, por për një vizion që sjell rezultate që nuk mund të kthehen mbrapa. I kemi vënë vetës synime ambicioze dhe kemi caktuar një vizion sa është i sodit edhe largpamës. Ne e kemi të qartë që ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton. Po sigurohemi që të ndërrojmë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja. Po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri, të cilat do t’i vendosim në Ferzaj dhe Istog”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji si për amvisëri, ashtu edhe për biznese.

“125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën korporatën e energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOST-in, që do të përdoren për balancim të rrjetit. Do të kenë ndikim të menjëhershëm dhe të drejtë. Së pari, do ta stabilizojmë sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ulin koston e importit të energjisë; së dyti, do të rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për biznese; dhe së treti, do të hapim rrugën për integrimin e mëtejshëm të energjisë nga burimet e ripërtritshme si era, uji dhe dielli”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se rezervat e energjisë që do të ndërtohen përmes këtij programi, do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës një shumë prej më shumë se 15 milion euro në vit.

“Kjo ngjarje ka edhe rëndësi shumë të madhe, duke qenë se programi kompakt ka qenë vendimi i parë i madh si ministre dhe si qeveri në sektorin e energjisë. Jam e bindur si asnjëherë më parë që vendimi ka qenë i duhur dhe nuk ka asgjë më të mirë që mund të bëjmë për sistemin tonë elektroenergjetik dhe për tranzicionin tonë energjetik sesa t’i ndërrojmë këto bateri. Rezervat e energjisë që do të ndërtohen përmes këtij programi do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës një shumë prej më shumë se 15 milion euro në vit”, ka thënë ministrja.

Drejtori Vendor Rezident nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj, tha se qëllimi është që të stabilizohet furnizimi me energji dhe të ulet varësia nga eksporti.

“Ky sistem i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon që do t’i mundësojë Kosovës të integrojë energjinë e ripërtrishme në rrjet, të stabilizojë furnizimin me energji dhe të ulë varësinë nga eksporti. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën, por edhe për ndryshimin mbështetës që do të ofrojë energjinë më të qëndrueshme në Kosovë”, tha Gjonbalaj./EO/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?