Kurti e Dejona në grupin e bisedave – aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit zbulon prapaskenën për keqpërdorimet në KEK

Kurti e Dejona në grupin e bisedave – aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit zbulon prapaskenën për keqpërdorimet në KEK

Në aktakuzën e re ndaj Nagip Krasniqit të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, zbulohet edhe dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori. Në aktakuzë thuhet se nga dëshmia e dëshmitares Dejona Mihali, të dhënë në Prokurori më 20 shtator 2024, rezulton që si koordinatore e komiteteve në partinë politike Lëvizja Vetëvendosje, merret edhe me çështjet sektoriale […]

Në aktakuzën e re ndaj Nagip Krasniqit të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, zbulohet edhe dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori.

Në aktakuzë thuhet se nga dëshmia e dëshmitares Dejona Mihali, të dhënë në Prokurori më 20 shtator 2024, rezulton që si koordinatore e komiteteve në partinë politike Lëvizja Vetëvendosje, merret edhe me çështjet sektoriale ku përfshihet çështja e energjisë.

“Sqaron se të pandehurin Nagip Krasniqi e kishte njohur në kuadër të këtij komiteti nga viti 2009-2010 si ekspert të kësaj fushe. Ndërkaq, pas emërimit të të njëjtit si kryeshef ekzekutiv në KEK, e kishte takuar një apo dy herë dhe kishin diskutuar lidhur me krizën energjetike. Dëshmon se në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar informacione mbi gjendjen energjetike dhe se përmes platformave sociale ËhatsApp, Signal, Viber, e-mail dhe telefon kishte komunikuar disa herë, ku kishin diskutuar për gjendjen energjetike, komunikime lidhur me disa sinjalizime nga persona anonim që kishin marr lidhur me remontin e Kosovës A, por edhe disa artikuj nga portalet elektronike”, thuhet të ketë deklaruar Mihali.

Ajo ka shtuar se të gjitha këto komunikime me të pandehurin janë zhvilluar në grupin e tyre në ËhatsApp ku ishin edhe Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministrja e Ekonomisë, Ministri i Financave si dhe këshilltari i Ministres së Ekonomisë.

“Më tutje sqaron se shkëmbimi i informacioneve ishte brenda një grupi kolegial dhe të bashkëpunimit të mëhershëm dhe se nuk kishte të bënte me pozicione duke shtuar se kjo ishte puna e saj e përditshme si koordinatore e Lëvizjes duke qenë se kishte marr pjesë në hartimin e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, shton se nuk i kujtohen të gjitha bisedat dhe konsultimet sepse nuk kishin qenë në vëmendjen e saj”, citohet të ketë deklaruar Mihali.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?