Kupchan: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA

Kupchan: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA

Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Charles Kupchan, në një intervistë ka folur për rikthimin e Trump dhe pritjet që mund t’i ketë rajoni nga Administrata e re amerikane. Kupchan ka thënë se pret që SHBA të merret me rajonin sikurse në mandatin e parë, ndonëse […]

Kupchan ka thënë se pret që SHBA të merret me rajonin sikurse në mandatin e parë, ndonëse potencon se kjo s’do të jetë prioritet marrë parasysh problemet e tjera nëpër botë si Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Sa i përket Kosovë dhe Serbisë, Kupchan është shprehur se Trump mund të kërkojë të mbyllë marrëveshjen mes dy shteteve, duke qenë se “është president transaksional dhe jo një burrështetas”.

Për idenë e zgjidhjeve terrtoriale apo shkëmbimit të territoreve, profesori amerikan thotë se ajo është gjithmonë në tavolinë, megjithatë s’e sheh si një mundësi të afërt.

Lidhur me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përgjatë këtyre katër viteve, Kupchan në një intervistë për Express ka thënë se kryeministri kosovar është treguar provokativ pa nevojë duke luajtur me kartën nacionaliste.

Sipas Kupchan, kjo ka çuar në dobësim të pozicionit të Kosovës ndërkomëbtarisht dhe në ngecje të dialogut.

Ai thotë se Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjate të Kosovës. Profesori amerikan, Charles Kupchan, i cili ka shërbyer edhe si asistent special i presidentit Barack Obama dhe si Drejtor Drejtor për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Bill Klinton, ka thënë se nëse Kurti do të perceptohet si kokëfortë dhe pengesë për procesin e normalizimit nga Administrata e Trump atëherë raportet e tij me Uashingtonin do të jenë shumë të tensionuara.

Kupchan thotë se do të ishte gjë e pa mençur nëse Kosova do të rrezikonte përkrahjen e SHBA-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?