Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja

Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja

Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e 9 shkurtit qëndruan gjatë ditës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE, i kryesuar nga Zëvendësi i këtij misioni, Thomas Boserup, u takuan me Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq më pas […]

Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e 9 shkurtit qëndruan gjatë ditës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE, i kryesuar nga Zëvendësi i këtij misioni, Thomas Boserup, u takuan me Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq më pas u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj.

Gjatë takimit të parë, kryesuesi Radoniqi, i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian dhe i informoi lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen pas një muaji.

Po ashtu, Radoniqi shprehu rëndësinë e madhe që ka për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga KQZ, ashtu si në të kaluarën.

Nga ana e tij, Zëvendësi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Thomas Boserup, tha se ky mision do të vëzhgojë procesin zgjedhor në Kosovë, para, gjatë dhe gjithashtu pas zgjedhjeve.

Delegacioni i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj, me të cilët diskutuan rreth procesit përgatitor të zgjedhjeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?