KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen

KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj mungesës së transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë nuk i përgjigjet institucioneve të Kosovës. Sipas këshillit edhe trajtimi i të burgosurve është diskriminues, derisa kërkon nga Kuvendi i Kosovës amandamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale […]

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj mungesës së transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë nuk i përgjigjet institucioneve të Kosovës.

Sipas këshillit edhe trajtimi i të burgosurve është diskriminues, derisa kërkon nga Kuvendi i Kosovës amandamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për të siguruar një mekanizëm monitorimi efektiv, e jo të mbeten vetëm siç i quan ”deklarata mashtruese”.

”KMDLNj vazhdimisht ka këmbëngulur që Kuvendi i Kosovës, si themelues të mbajë një apo më shumë seanca ku do të kërkohej transparencë dhe llogaridhënie për trajtimin e pengjeve të Hagës e që në asnjë mënyrë nuk do të merrej si ndërhyrje në punën e kësaj Gjykate.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndarë në baza partiake dhe politike nuk e kanë bërë as përpjekjen më të vogël të luajnë rolin e të zgjedhurit të popullit dhe përmbushjen e mandatit detyrues për përfaqësim dhe mbrojtje të drejtave të njeriut përkatësisht të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. KNKK nga Gjeneva nuk ka kohë të takojë të burgosurit dhe të dëgjojë shqetësimet e arsyeshme kurse Avokati i Popullit i Holandës nuk merret fare me këtë çështje dhe nuk i njehë autoritetet kosovare.

Pengjet në Hagë janë vizituar nga deputetë të Kuvendit, nga Komisioni për të drejtat e njeriut i Kuvendit të, nga ministra, z.kryeministra dhe nga Kryetari i Kuvendit. Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nuk e kanë treguar as interesimin më të vogël për t’i vizituar që, sipas KMDLNj-së është qasje diskriminuese.

Edhe vizitat janë bërë selektive, për turizëm, për selfie dhe për përfitime politike dhe materiale. Sidomos materiale shkaku se përveç rrogës së majme, kanë marrë edhe mëditje për këto vizita.

Më parë kryetari i Kuvendit kishte kërkuar një Mekanizëm monitorues dhe kjo ishte e tëra që e bëri. Ishte mashtrim ordiner.

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe para përfundimit të mandatit, ministrja e Drejtësisë kërkoi të formohet një Mekanizëm vendor a ndërkombëtar për monitorim ndonëse nuk ka lënë gurë pa lëvizur t’ua bëjë jetën sa më të rëndë dhe t’ua pakësojë mundësitë për një mbrojtje efektive. KMDLNj thekson se këto janë deklarata mashtruese, për përdorim të brendshëm, për përfitime politike dhe blerje të votave.

KMDLNj ia përkujton opinionit se asnjë vizitë nga Kosova pavarësisht cilit institucion i përkasin nuk llogaritet si vizitë zyrtare por si vizitë private apo familjare që tregon qartë shpërfilljen që ua bënë Gjykata edhe përfaqësuesve më të lartë institucionalë.

KMDLNj  shpreson se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të jetë më e përgjegjshme, profesionalisht dhe institucionalisht duke amandamentuar Ligjin për Gjykatën Speciale duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe afatizim të punës ose, që do të konsiderohej e përgjegjshme dhe minimalisht e ndershme të deklarojë botërisht se kjo Gjykatë nuk është, me asgjë e Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?