KGJK: Gjyqtarët serbë nuk kanë bërë kërkesa për rikthim në punë – Vettingu i Qeverisë për sistemin e drejtësisë i pamundur

KGJK: Gjyqtarët serbë nuk kanë bërë kërkesa për rikthim në punë – Vettingu i Qeverisë për sistemin e drejtësisë i pamundur

Asnjë nga 24 gjyqtarët serbë që dhanë dorëheqje në nëntor 2022 nuk kanë kërkuar rikthim në vendet e punës. Ndërsa procesi për këta gjyqtarë vazhdon të jetë pezull, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj thotë se kjo çështje do të trajtohet vetëm në kuadër të KGJK-së. Ai në një intervistë për KosovaPress deklaroi […]

Asnjë nga 24 gjyqtarët serbë që dhanë dorëheqje në nëntor 2022 nuk kanë kërkuar rikthim në vendet e punës. Ndërsa procesi për këta gjyqtarë vazhdon të jetë pezull, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj thotë se kjo çështje do të trajtohet vetëm në kuadër të KGJK-së.

Ai në një intervistë për KosovaPress deklaroi se përkundër përgjysmimit të stafit Gjykata Themelore në Mitrovicë ka rritur efikasitetin e saj.

 

Zogaj potencon se si KGJK në vazhdimësi kanë hapur konkurse për plotësim të pozitave vakante në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, por synimi asnjëherë nuk ka qenë të zëvendësohen 24 pozitat e gjyqtarëve serbë të dorëhequr.Sa i përket insistimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për auditim në gjykata themelore për efikasitetin në trajtimin e lëndëve civile, Zogaj thotë se ky auditim nuk do të ndodhë pasi përbën ndërhyrje flagrante në punën e gjyqësorit.

Qeveria aktuale synim kishte vettingun në sistemin e drejtësisë, por që gjatë këtij mandati qeverisës ky  proces ka mbetur pa u jetësuar. Për kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ky proces tani, por edhe në të ardhmen është i pamundur.

 

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës thotë se deklarata e  përbashkët e zotimit për reformën ligjore në sistemin e drejtësisë aktualisht ndodhet në Komisionin e Venecias.Sa i përket politikave ndëshkimore, kryesuesi i KGJK-së beson që gjatë këtij viti do të ofrojnë propozime për ndryshime të nivelit të sanksioneve të përfshira në Kodin Penal.

Përgjatë vitit që lamë pushteti ekzekutiv ka adresuar kritika për sistemin gjyqësor dhe punën e gjyqtarëve, të cilat u konsideruan si ndërhyrje në drejtësi. Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj konsideron se të nevojshme të ndërrojë kjo qasje në raport me vendimmarrjen dhe drejtësinë.

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë 2024 ka shprehur pakënaqësi lidhur me mbështetjen buxhetore. Pakënaqësitë pritet të vazhdojnë edhe përgjatë këtij viti.

 

Raporti i EULEX-it për monitorimin e sistemit të drejtësisë 2024 ka treguar se trajtimi i rasteve të profilit të lartë nuk ka shënuar progres, e disa prej tyre rrezikojnë parashkrimin. Në bazë të këtij raporti, për institucionet drejtësisë sfidë mbetet produktivitet i seancave, ndërsa paraburgimi vazhdon të përdoret në mënyrë të tepruar.

 

Rikujtojmë se në nëntor 2022, Lista Serbe vendosi të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri. Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna./KP

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?