Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon

Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”. Kamberi i është referuar kërcënimit të Vuçiqit që ta përdorë njësitin “Kobra” për t’i shuar protestat studentore, e po ashtu […]

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”.

Kamberi i është referuar kërcënimit të Vuçiqit që ta përdorë njësitin “Kobra” për t’i shuar protestat studentore, e po ashtu kërcënimit ndaj mësimdhënësve.

“Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze. Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.  Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’,  se  ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.  Lojalistët, ashtu siç i ka prezantuar vetë Vuçiq, janë garda e tij pretoriane, të ‘gatshëm për të derdhur gjak që të mos lejojnë ndryshimin e pushtetit’. Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar Kamberi në Facebook. 

Kamberi ka thënë se Vuçiqi, për ta larguar vëmendjen, ka lansuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

“Kurti e Prishtina, Plenkoviqi e Zagrebi, Sarajeva e Podgorica, janë shndërruar në frazën e tij të përditshme në tentativën e tij për t’i fshehur autorët e vërtetë të tragjedisë së Novi Sadit.  Refuzimi kryeneç për të marrë mbi vete dhe regjimin e tij përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur, po e përballin Vuçiqin me kundërshtarë gjithnjë e më të shumtë të shtresave të ndryshme”, ka shkruar Kamberi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?