Infektologu kosovar flet për virusin HMPV: Nuk paraqet kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike

Infektologu kosovar flet për virusin HMPV: Nuk paraqet kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike

Raportet për rritje të rasteve të një virusi të frymëmarrjes në Kinë kanë ngjallur jehonë të errët sikur e fillimit të pandemisë Covid-19 pothuajse saktësisht pesë vjet më parë. Por pavarësisht ngjashmërive sipërfaqësore, kjo situatë është shumë e ndryshme dhe shumë më pak shqetësuese, thonë ekspertët mjekësorë. Infektologu kosovar Sali Ahmeti ka thënë se pavarësisht […]

Raportet për rritje të rasteve të një virusi të frymëmarrjes në Kinë kanë ngjallur jehonë të errët sikur e fillimit të pandemisë Covid-19 pothuajse saktësisht pesë vjet më parë.

Por pavarësisht ngjashmërive sipërfaqësore, kjo situatë është shumë e ndryshme dhe shumë më pak shqetësuese, thonë ekspertët mjekësorë.

Infektologu kosovar Sali Ahmeti ka thënë se pavarësisht shfaqjes infeksionet me metapneumovirus njerëzor, i njohur nga mjekët si HMPV nuk paraqesin kërcënim apo emergjencë shëndetësore.

“Është fjala për ta ashtuquajturin metapneumovirus respirator te njeriu, i cili ka filluar të shfaqet me raste të shtuara në Kinë dhe pastaj në Indi, dhe me mundësi e tendencë që të përhapet edhe në vende të tjera. Realisht sot në aspektin epidemiologjik bota është  shumë e vogël, sado një rast i vogël që mund të duket nuk mund ta eliminojmë si mundësi që të vjen tek ne shumë shpejt. Kështu që edhe shumë sëmundje meditarane, nga vende të Azisë, të Afrikës, sot ne mund t’i kemi shpejt këtu. Nëse e shohim rastin e fundit. Është bërë mediatike kjo çështja metapneumovirusit, por unë  mendoj se aktualisht nuk paraqet asnjë kërcënim për emergjencë shëndetësore apo përhapje pandemike.”, ka thënë profesori Ahmeti.

Ai tha se shfaqja e HMPV-së në Kinë mund të na sjellë në kujtime shfaqjen e pandemisë së koronavirusit, por sipas tij ky viurs duke u bazuar në karakteristikat aktuale, është shumë më i lehtë se COVID.

“Shfaqja e tij në Kinë ku është shfaqur edhe Covidi, në të njëjtën periudhë asocion me përkujtimet për covidin dhe kjo instiktivisht sjell një shqetësim më të madh për mundësinë e përhapjes si covidi. Unë mendoj që ky nuk paraqet ndonjë rrezik për përhapje pandimike të tij.”, shtoi ai,

Ai tha se metapneumovirusi shfaqet më tepër si ftohje e zakonshme, zënie e hundëve, ethe, kollë, frymëmarrje e vështirësuar.

Infektologu Ahmeti tha se duhet të merren masat e njëjta mbrojtëse si për gripin sezonal.

Ahmeti po ashtu tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente mirë të ajrosura, të ikin nga grumbullimi i panevojshëm në turma njerëzish, të mbahet maska në raste të tilla, të bëhet pastrimi i duarve e dhe mbajtja e mirë e higjienës. Ai tha se personat e infektuar me cilindo grip është mirë që të mos dalin nëpër kafene, nëpër lagje  në mënyrë që mos ta përhapin infeksionin dhe të kurohen sipas këshillave të mjekëve.

Ai tha se HMPV zakonisht kalon si infeksion shumë i lehtë dhe pa komplikime.

“Vetëm te personat me imunitet të komprometuar siç janë të moshuarit, ata me sëmundje kronike, astmë, personat me diabet dhe po ashtu janë më vulnerabël edhe foshnjat dhe fëmijët parashkollorë. Tek këta persona mund të shfaqen penumoni të rënda dhe bronhite që kërkojnë kujdes intensive.”, u shpreh ai.

Ahmeti po ashtu ka folur edhe për gripin sezonal.

“Tash jemi në sezonin e muajve të ftohta apo në sezonin e shfaqjes së infeksioneve gripoze apo infeksioneve me virus të rrugëve rsepiratore kështu që rritjas e numrit të rasteve këto ditë është e pritshme dhe thuajse e zakonshme. Jemi në kohën kur është sezoni i shfaqjes maksimale të gripit sezonal dhe infeksioneve tjera respiratore. Këto ditë shtimit të numrit të rasteve i ka kontribuuar edhe ardhja e mërgimtareve prej vendeve të ndryshme evropiane, vetë stina e ftohtë, dhe qëndrimi i njerëzve në ambiente të mbyllura, ahengje të ndryshme për festat e fund vitit i, këto janë parakushtet që mundësojnë përhapjen.”, tha ai. /Reporteri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?