Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales

Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales

Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje nga Padia që do të ushtrojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg. Padia, thotë Toby Cadman, ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë […]

Padia, thotë Toby Cadman, ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë procesit gjyqësor por edhe në burg, gjithnjë siç pretendohet nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së.

“Si fillim, vetëm për të treguar se ne kemi dorëzuar poashtu ankesë për mbajtje arbitrare tek Kombet e Bashkuara disa kohë më parë. Ka qenë gjithnjë kërkesë e Z. Haradinaj që ne të kërkojmë kompensim edhe nga GjEDNj edhe nga Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara për mbajtjen arbitrare”.

“Siç dihet, këto dy mekanizma funksionojnë ndaras dhe nën juridiksione të ndryshme dhe patjetër, duke ditur që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk mund të ngrisim asnjë çështje kundër Kosovës në Gjykatën e Strasburgut pavarësisht se Kosova cilësohet si palë përgjegjëse nga Grupi Punues i OKB-së ku e kemi dorëzuar parashtresën më parë”, u shpreh ai në Info Magazine të Klan Kosova

Pasi dënimi i Nasim Haradinajt ka përfunduar dhe të gjitha vendimeve u ka ardhur fundi, pra janë kryer, Cadman thotë se kjo u ka hapur rrugë që ta ndjekin këtë rast në një rrugë tjetër, “gjithnjë bazuar në qëndrimin e Haradinajt se gjykimi ndaj tij nuk është zhvilluar drejt bazuar edhe në standardet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, për t’u kompensuar në të gjitha format e mundshme”.

Në pyetjen se a ka besim se Gjykata e Strasburgut do ta pranojë padinë që e ushtron Haradinaj ndaj Gjykatës së Kosovës, meqë Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Cadman shprehet tejet optimist për faktin se nuk do të paditet shteti i Kosovës, por vendet anëtare të BE-së që kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Natyrisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë institucione të Republikës së Kosovës, por ne e dimë se element i ndërkombëtarizimit të kësaj Gjykate ose një formë hibride se si funksionon ajo është fakti se është krijuar mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare dhe ka një numër shtetesh, shtete të Evropës, që e financojnë atë. Dhe kur e ngrit ndonjë çështje në GjEDNj nuk mund të jetë kundër një individi apo organizate por vetëm kundër shtetit që është anëtar i KiE dhe GjEDNj. Andaj edhe këtë padi e kemi dorëzuar kundër vendeve që janë financuese të Gjykatës”, tha avokati i Haradinajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?