Fluturime direkte Shqipëri-Izrael, Rama jep lajmin: Do të shërbejnë për turizmin, por edhe për biznesin

Fluturime direkte Shqipëri-Izrael, Rama jep lajmin: Do të shërbejnë për turizmin, por edhe për biznesin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “X” lajmin për nisjen e një linje direkte fluturimi Shqipëri-Izrael. Rama thotë se ky është një lajm fantastik për vendin tonë, ndërsa thekson se një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet. “Ky […]

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “X” lajmin për nisjen e një linje direkte fluturimi Shqipëri-Izrael.

Rama thotë se ky është një lajm fantastik për vendin tonë, ndërsa thekson se një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet.

“Ky është një lajm fantastik për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.

Rama shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

“Mirënjohës ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm, një udhëheqësi frymëzues dhe mikut tim të dashur, Isaac Herzog, i cili solli me vete në Shqipëri një grup sipërmarrësish të shquar izraelitë dhe për fjalët e tij inkurajuese drejtuar komunitetit hebre të biznesit duke i nxitur ata ta shohin Shqipërinë si një vend vëllazëror të mundësive”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë

“Ky është një lajm fantastik për forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që bëjnë udhëtimin më të thjeshtë, por hapin mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme.

Inkurajimi i izraelitëve për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, traditat e saj të pasura dhe ekonominë në zhvillim do të kontribuojë në forcimin e miqësive dhe partneriteteve të forta. Një e ardhme e përbashkët e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mund të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Për shumë momente të paharrueshme dhe një miqësie që po lulëzon.

Faleminderit, një njeriu të jashtëzakonshëm, një lideri frymëzues dhe mikut tim të dashur Isaac Herzog për sjelljen e një grupi të shkëlqyer sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri dhe për fjalët e tij inkurajuese për komunitetin hebre të biznesit, duke i nxitur ata ta shohin Shqipërinë si një vend vëllazëror mundësish.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?