Florian Dushi kërkon mbështetjen e qytetarëve: Jam i përkushtuar të sjellë ndryshimin pozitiv në vendin tonë

Kandidati i për deputet nga LDK-ja, Florian Dushi ka kërkuar mbështjetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Dushi i cili bart numrin 34, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se do të jetë i përkushtuar në mënyrë që të sjell ndryshimin pozitiv në Kosovë. Postimi i plotë: Të […]
Dushi i cili bart numrin 34, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se do të jetë i përkushtuar në mënyrë që të sjell ndryshimin pozitiv në Kosovë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq e familjar,
Jemi krejtësisht në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet parlamentare 2025 në të cilat unë kam vendosur të garoj si kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 34.
Ky vendim është fryt i dëshirës dhe përkushtimit tim për të sjellë ndryshime konkrete dhe pozitive në vendin tonë.
Në këtë garë, unë kam nevojë për mbështetjen tuaj jo vetëm me votën tuaj, por edhe për të siguruar përkrahjen e familjes dhe miqve tuaj.
Bashkë për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës!
Faleminderit!












