Fast Albania arreston 60-vjeçaren shkodrane të kërkuar për drogë nga Italia

Fast Albania arreston 60-vjeçaren shkodrane të kërkuar për drogë nga Italia

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë  së Shqipërisë ka finalizuar 3 operacione të suksesshme gjatë 24 orëve të fundit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprime të rrezikshme kriminale. Në kuadër të operacioneve, është arrestuar një grua 60-vjeçare nga Shkodra dhe një […]

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë  së Shqipërisë ka finalizuar 3 operacione të suksesshme gjatë 24 orëve të fundit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprime të rrezikshme kriminale.

Në kuadër të operacioneve, është arrestuar një grua 60-vjeçare nga Shkodra dhe një 32-vjeçar nga Mamurrasi të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali si dhe një suedez i akuzuar në vendin e tij për kanosje serioze për vrasje.

Euronews jep emrat e shtetasve të arrestuar:

Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras, i cili u kap në Mamurras. Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e lindur në Shkodër, e cila u kap në Shkodër. Gjykata e Apelit të Firences, Itali, i ka caktuar masën “Arrest në burg” për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ahmad Farhan, shtetas suedez, i arrestuar në Tiranë. Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër-arrest për të, për “Kanosje serioze për vrasje”.

Këto arrestime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë të Policisë shqiptare me forcat e rendit italiane dhe suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”.

Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e rendit në Itali dhe Suedi për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve, për t’i sjellë ata para drejtësisë në vendet përkatëse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?