“E larguam sapo e morëm vesh”- BE’ja reagon për videon e Von Der Leyen që e bënte Kosovën pjesë të Serbisë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 1 janar kishte publikuar një video në profilin e saj në “X” ku njoftonte se Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Zonës Schengen. Megjithatë ajo që kishte nxitur reagime ka qenë fakti se në hartë s’ka figuruar Kosova si shtet dhe është paraqitur brenda hartës së […]
Për këtë kishin komentuar shumë në profilin e Von Der Leyen, një ndër to edhe politikania gjermane, Doris Pack, e cila e kishte pyetur shefen e KE-së se ku është shteti i Kosovës në hartë.
Pas nxitjes se këtyre reagimeve, videoja që Von Der Leyen e kishte publikuar më 1 janar, ishte fshirë më 2 janar, pasi kishte marrë rreth 2 milionë shikime.
Lidhur me këtë çështje kanë folur sot nga BE-ja, duke thënë se ato pamje janë larguar, sapo çështja e hartës ishte sjellë në vëmendje.
“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Klan Kosova.












