“Do të ketë pije e muzikë”: Ftesa që po marrin nxënësit e shkollave të mesme për tubimet e Kurtit

“Do të ketë pije e muzikë”: Ftesa që po marrin nxënësit e shkollave të mesme për tubimet e Kurtit

Tash e disa ditë kryeministri Albin Kurti me disa nga ministrat e tij janë parë nëpër disa tubime të vogla në qytete të ndryshme. Të enjten ndërkaq, ata do të qëndrojnë në Ferizaj. Mes tjerash, nga deputetë të pushtetit nga kjo komunë është bërë me dije se shefi i Qeverisë do të pijë kafe me […]

Tash e disa ditë kryeministri Albin Kurti me disa nga ministrat e tij janë parë nëpër disa tubime të vogla në qytete të ndryshme. Të enjten ndërkaq, ata do të qëndrojnë në Ferizaj. Mes tjerash, nga deputetë të pushtetit nga kjo komunë është bërë me dije se shefi i Qeverisë do të pijë kafe me të rinjtë nga ora 18:30.

Në njoftim i shpërndarë nga disa zyrtarë të VV-së gjatë ditës së sotme, thotë si vijon:

“Sot Kryeministri me ministra janë në Ferizaj!

Prej ores 𝟏𝟔:𝟑𝟎 𝐧ë 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧𝐚; dhe

Prej 𝟏𝟖:𝟑𝟎 𝐧ë 𝐋𝐨𝐟𝐭, kafe me të rinjtë me Kryeministrin!

Mirësevini!”

Megjithatë, në media janë publikuar disa mesazhe që tregojnë se si po tenton Lëvizja Vetëvendosje t’i mbledh të rinjt për të marrë pjesë në këtë takim me kryeministrin.

VV duket se ka aktivizuar nxënësit, ata nën moshën 18 vjeçare të cilët nuk kanë të drejtë vote, për të bërë thirrje te kolegët e tyre që të marrin pjesë aty.

“Përshëndetje për të gjithë! Nesër më datë 09.01.2025 do të ketë një mbledhje në kafen Loft prej orës 18:30. Është një lloj organizimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ku do të jetë prezent edhe kryeministri i Kosovës. Do të ketë muzikë dhe pije.

Mundësisht dërgojeni këtë mesazh nëpër klasët e juaja dhe m’i dërgoni sot emrat e nxënësve të cilët do të jenë pjesëmarrës” – është mesazhi që ka shkuar dje në një grup të Këshillit të Nxënësvve.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime në këtë grup, ku sipas fotografive “screenshot” që ka parë Nacionale, disa persona kanë deklaruar se nuk është e drejtë që nxënësit të përfshihen në fushata zgjedhore.

“Çështjes politike dhe aq më pak ngjarjet politike, nuk është e drejtë të përfshihen tek nxënësit e shkollës tonë, e sidomos në institucionet edukativo-arsimore sikur shkollat. Jo rastësisht nuk është e lejuar që shkollat të përfshihen në fushata politike.

Shumë nxënës të shkollës sonë ende nuk gëzojnë të drejtë vote, fokusi ynë duhet të jetë tek mbrojtja e vlerave të Gjimnazit, si një nga institucionet më authoritative dhe me plot vlera në komunën tonë” – ka shkruar njëra nga pjesëtaret e grupit.

 

Çka thotë Rregullorja e KQZ-së?

Sipas rregullores zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve të miratuar në gusht të vitit 2024, pjesëmarrja e fëmijëve në fushatën zgjedhore nuk mund të bëhet pa prezencën apo pëlqimin e prindërve.

“Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatë zgjedhore. Pjesëmarrja e fëmijëve në fushatën zgjedhore, nuk mund të bëhet pa prezencën apo pëlqimin e prindërve” – thuhet aty.

Po ashtu, në një pikë tjetër theksohet se përfshirja e fëmijëve nga mosha 16 deri në 18 vjet, lejohet vetëm me vullntin e tyre dhe pas orarit të mësimit.

“Personave të moshës gjashtëmbëdhjetë (16) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç, ju lejohet përfshirja në aktivitetet e fushatës, vetëm me vullnetin e tyre dhe pas orarit të mësimit” – thuhet në rregullore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?