Çudit Murati me postimin, në fushatë i kujtohet se duhen votat e opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, është kujtuar që për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare i janë nevojitur votat e partive opozitare. Në një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, Murati ka thënë se për t’i kaluar marrëveshjet duhen dhe ndihma e opozitës dhe se […]

Në një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, Murati ka thënë se për t’i kaluar marrëveshjet duhen dhe ndihma e opozitës dhe se Qeveria Kurti po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura.

Sipas tij, opozita ka vendosur të mos i votojë, duke “i bërë opozitë shtetit, duke menduar që po e dëmton qeverinë”.

“Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre.

Kësaj radhe, megjithëse mandati ishte i plotë,  kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura”, ka shkruar Murati.

“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës.Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë.Por qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe do t’a thonë fjalën e tyre më 9 shkurt”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?