Bolton: Kosova duhet ta shohë si mundësi Administratën Trump 2, jini optimist

Bolton: Kosova duhet ta shohë si mundësi Administratën Trump 2, jini optimist

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump I, John Bolton, ka thënë se Kosova dhe rajoni duhet ta shohin me optimizëm një administratë të re amerikane që do të drejtohet nga Donald Trump dhe si një mundësi për të zgjidhur problemet nga këndvështrime të ndryshme. Bolton ka thënë se do të […]

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump I, John Bolton, ka thënë se Kosova dhe rajoni duhet ta shohin me optimizëm një administratë të re amerikane që do të drejtohet nga Donald Trump dhe si një mundësi për të zgjidhur problemet nga këndvështrime të ndryshme.

Bolton ka thënë se do të jetë krejtësisht një Shtëpi e Bardhë ndryshe dhe një Departamentit i Shtetit me njerëz të rinj e qasje të reja.

“Mendoj se nëse mandati i dytë i Trump-it do të jetë si ai i parë, nëse ai përballet me diçka që ka bërë administrata Biden, reagimi i tij i menjëhershëm do të jetë të bëjë të kundërtën. Kështu që do të shohim nëse do të ndjekë këtë model. Por mendoj se për shkak të ndryshimit të qasjes që Trump ka për shumë çështje, ndonjëherë saktë, ndonjëherë gabim, mendoj se qeveria e Kosovës duhet ta shohë këtë si një mundësi të re. Do të jetë një Departament i Shtetit i ndryshëm. Do të jetë një Shtëpi e Bardhë e ndryshme sepse për shkak të natyrës së sistemit tonë politik, kur ka një ndryshim të partisë që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, shpesh politikat ndryshojnë ndjeshëm, ndryshe nga shumë sisteme parlamentare ku mund të ndryshojë qeverisja, por politika thelbësore nuk ndryshon kaq shumë”, ka thënë Bolton për Express.

“Kështu që mendoj se të gjithë liderët në rajon që shqetësohen për vazhdimin e pasigurisë duhet të thonë: ja, kjo është një mundësi, ka qasje të re në Washington dhe mund të shohim disa probleme nga një këndvështrim tjetër, dhe ndoshta kjo do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se duhet të jeni optimist për mundësitë”, ka shtuar tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?