Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë

Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, që kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë krah presidentit të atëhershëm Donald J. Trump, ka thënë e se është e vështirë të dihet nëse rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet në fillimet e Administratës Trump II. Megjithatë shton se ky rajon duhet të jetë në fokus të […]

Megjithatë shton se ky rajon duhet të jetë në fokus të Shtëpisë së Bardhë për shkak se është i rëndësishëm për SHBA-në dhe për sigurinë e Evropës.

Bolton ka thënë se është shumë e rëndësishme që administrata e re të jetë vërtet serioze për të gjetur mënyra drejt arritjes së një marrëveshje të përhershme, në të kundërtën të huajt që s’kanë interes për paqe dhe stabilitet në rajon do të ndërhyjnë, dhe ajo që aktualisht është e ndërlikuar mund të bëhet edhe më keq.

“Mendoj se kjo varet pjesërisht nga kush do të marrë përgjegjësinë. Nëse është Grenell, për shkak të përfshirjes së tij të mëparshme, mendoj se ai do t’i japë prioritet. Pikëpamja ime ka qenë gjithmonë se, në fund të fundit, në mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë, çfarëdo që të jetë vendimi përfundimtar, ai duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Nuk do të ketë një zgjidhje të imponuar nga jashtë. Dhe nëse do të kishte, rreziku do të ishte shumë i madh që ajo të mos zgjaste”.

“E di që shumë njerëz në rajon nuk e pëlqejnë fare idenë e shkëmbimit të territoreve. Ata thonë se, sapo të fillosh ta bësh këtë,  s’do të kishte fund. Kjo do të sillte paqëndrueshmëri. Pikëpamja ime ka qenë se nuk po flasim për ndryshime kufijsh askund, përveçse kur palët që ndajnë kufirin bien dakord. Ideja që duhet të ketë një shkëmbim territoresh anon në favor të njërës palë, ideja që kurrë nuk mund të ketë një shkëmbim territoresh anon në favor të palës tjetër. Mendoj se ky është lloji i negociatave që një i huaj mund të ndihmojë për ta lehtësuar, mund të bëjë propozime kompromisi, por në të vërtetë është diçka që kërkon nivelet më të larta të Kosovës dhe Serbisë në një dhomë private për të parë nëse liderët mund ta zgjidhin. Dhe pastaj ata mund ta kalojnë përmes proceseve të tyre kushtetuese, në mënyrë që, nëse Parlamenti duhet ta miratojë, të ketë një shumicë për të”, tha Bolton për Express.

“Nga përfshirja ime e kufizuar, liderët mund të kenë qenë afër një marrëveshjeje, por parlamentet e tyre, të paktën në rastin e Kosovës, nuk ishin gati të shkonin përpara. Kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme, dhe megjithëse është zhgënjyese, mendoj se ia vlen përpjekja për të parë nëse ka një mënyrë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Sepse të pranosh një zgjidhje tjetër të përkohshme thjesht hap mundësinë për më shumë konflikt”.

“Dhe, në masën që ka pasiguri politike në Ballkanin Perëndimor, kjo pengon investimet ekonomike të huaja. E bën më të vështirë hyrjen në BE dhe NATO. Askush nuk e nënvlerëson vështirësinë e kësaj, por mendoj se përfitimi për të gjithë – Serbinë, Kosovën dhe rajonin në t

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?