Bajrami i reagon Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita s’e ka lënë me hy në borxh – Larg po më duket 9 shkurti me ty ministër

Bajrami i reagon Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita s’e ka lënë me hy në borxh – Larg po më duket 9 shkurti me ty ministër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas deklaratave të tij për mosvotimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Ministri Murati kishte fajësuar opozitën për moskalimin e marrëveshjeve, duke përmendur sidomos një marrëveshje me Bankën Botërore prej 90 milionë eurosh me kamatë zero […]

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas deklaratave të tij për mosvotimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Ministri Murati kishte fajësuar opozitën për moskalimin e marrëveshjeve, duke përmendur sidomos një marrëveshje me Bankën Botërore prej 90 milionë eurosh me kamatë zero për 12 vite.

“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë”, tha Murati.

Deputetja Bajrami iu përgjigj akuzave të Muratit duke e quajtur ministrin përgjegjës për dështimet ekonomike. Ajo i kujtoi Muratit se është pikërisht ai që krenohet vazhdimisht me uljen e borxhit publik.

“Ministri i cili çdo ditë krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita katër vjet nuk e ka lënë me hy në borxh. Jo zotri, me 9 shkurt qytetarët kanë me të gjyku ty se ty t’i kanë dhanë 51%, ata të kanë votu me kry punë e jo me u anku se gjoja opozita të paska pengu. A po të kujtohet vetja kur ke qënë në opozitë? A don me ta rikujtu me video? Kësaj qeverie i ka ”pengu” Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Policia, i ka ”pengu” opozita, Parlamenti, i ”pengon” edhe ardhja e Viti te Ri. Ministri i dështimeve ekonomike duhet të tregojë pse se ka bërë TVSH-në zero për miell, për vaj, për qumësht, për gjërat elementare? Natyrisht se s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale e tash po del dhe po e fajëson opozitën për dështimet 4-vjeçare. Me ty minister, larg po me duket 9 shkurti!”, tha Bajrami në reagimin e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?