Babait të Thaçit i është përmirësuar gjendja shëndetësore, i ndalohen vizitat për ta ruajtur nga viruset

Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është përmirësuar, pas kujdesit mjekësor që po merr në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Megjithatë, pas rekomandimeve të ekipit mjekësor, duke pasur parasysh shëndetin e tij dhe mundësitë e prekjes prej ndonjë virusi të përhapur, përpos familjes së ngushtë, janë ndaluar vizitat e tjera në ambientin ku […]

Megjithatë, pas rekomandimeve të ekipit mjekësor, duke pasur parasysh shëndetin e tij dhe mundësitë e prekjes prej ndonjë virusi të përhapur, përpos familjes së ngushtë, janë ndaluar vizitat e tjera në ambientin ku po trajtohet Haxhi Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar për Kanal 10 edhe vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe përhapjes së virusëve të ndryshëm në këtë periudhë, me rekomandim të ekipit mjekësor, vizitat te babai ynë janë ndaluar. I jemi shumë mirënjohës stafit mjekësor për kujdesin dhe i falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët për vizitat e tyre dhe interesimin rreth gjendjes shëndetësore të babës. Na duhet ta respektojmë këtë vendim që ta ruajmë gjendjen e tij, e cila është duke iu përmirësuar. I falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe do t’ju mbajmë të informuar rreth gjendjes së prindit tonë”, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi.

Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, është 87 vjeçar. Ai disa herë ka dhënë deklarata për media, me gjendje të rënduar emocionale, ku ka folur për takimet me ish-presidentin Thaçi në burgun e Hagës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?