Avokati i ish-ushtarit të UÇK-së që u lirua nga Serbia: Qeveria s’i ndihmoi, është në gjendje jo të mirë psikologjike

Xhevdet Smakiqi, avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj i cili u lirua nga burgu i Serbisë, tha në Frontal me Arsim Lanin në T7 se shteti i Kosovës nuk ndihmoi për lirimin e tij dhe se ai tash nuk është në gjendje të mirë psikologjike. “Pasojat më të mëdha janë që familja dhe ish […]
“Pasojat më të mëdha janë që familja dhe ish ushtarët në mënyrë vullnetare janë detyru me mbledhë të holla me i ndihmu për procedurat e lirimit”, tha ai.
“Mos të ishin anti-UÇK sepse kjo po shfrytëzohet nga Serbia sepse ata po e dijnë që nuk ka kush me i mbrojtë andaj po arreston kështu”, tha Smakiqi.
Avokati foli edhe për trajtimin që i është bërë në burg klientit të tij.
“Në ditët e para ai ka pasë dhunë fizike nga gardianët. Kur ka qenë gruaja e tij në vizitë ia ka parë hematomat, tash pas katër ditësh ai është në një gjendje jo të mirë psikologjike”, tha Smakiqi.
Dakaj ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.












