Asambleja e NATO-s: Prania e forcave në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve

Asambleja e NATO-s: Prania e forcave në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve

Rreziqe të shumta paralajmërohen në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë nëse nuk ka angazhim të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, thuhet në një raport të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë, i është bërë thirrje NATO-s dhe […]

Rreziqe të shumta paralajmërohen në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë nëse nuk ka angazhim të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, thuhet në një raport të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, i është bërë thirrje NATO-s dhe BE-së që të ushtrojnë presion mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit

Incidentet në veri të Kosovës janë kambanë alarmi për komunitetin ndërkombëtar sa i përket seriozitetit të sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, konstatohet në një raport të fundvitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Autori i këtij dokumenti, lordi nga Britania e Madhe, Mark Lancaster, thekson shkaqet dhe shtytësit aktualë të sfidave kryesore të sigurisë.

Kosova bashkë me Bosnjë-Hercegovinën konsiderohen si vende me potencial të lartë dhune për shkak të çështjeve ndëretnike dhe raporteve me Serbinë.

“Viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës. Incidentet i ranë si një kambanë alarmi komunitetit ndërkombëtar për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor. Në rajonin ku pothuajse të gjitha shtetet dhe territoret janë në kërkim të një të ardhmeje euroatlantike, çështjet e pazgjidhura si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë duhet të ripërqendrojnë vëmendjen e rëndësishme të aleatëve: Aleatët duhet të pajtohen me potencialin për destabilizim më të gjerë që paraqesin këto sfida”, shkruan në raportin me titull: “Ballkani Perëndimor: Sfidat e përgjithshme të sigurisë në pragun e NATO-s”, raporton KOHA.

Mungesa e hapave drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konsiderohet si çështja më sfiduese dhe më e paqëndrueshme e rajonit.

“Ajo ka shumë ndikime të menjëhershme domethënëse: i pengon të dyja vendet të avancojnë proceset e tyre të anëtarësimit në BE, është një faktor i rëndësishëm në jostabilitetin rajonal, një pengesë për bashkëpunimin ekonomik rajonal më të ngushtë dhe më efektiv dhe një kontribuues në vakumet e pushtetit që krijojnë mundësi për rrjetet kriminale për të shfrytëzuar rajonin si rrugë, arenë dhe zonë për trafikun e armëve, drogës dhe njerëzve”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, në thelb të mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi janë dy çështje kryesore: mosnjohja e Kosovës nga Serbia si dhe qasja e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore të populluara kryesisht me serbë.

Duke iu referuar rreziqeve, po ashtu rekomandohet që NATO-ja ta konsiderojë shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

“Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve në terren e rajon: Aleatët dhe BE-ja mund të punojnë së bashku për të siguruar forca më të përshtatshme për qëllimet e tyre në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Vëmendja e aleatëve ndaj Kosovës nuk mund të injorohet – prioritet kanë potencialisht më shumë forca, të pozicionuara siç duhet. Operimi i KFOR-it ka një rol të rëndësishëm, që shtrihet përtej frenimit të dhunës, pasi shërben gjithashtu si një kanal për kontakt pozitiv dhe ndërtim besimi me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi”, shkruan në raport.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?