Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër

Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit dhe shkeljeve ligjore që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Ai para anëtareve të KQZ-së ka lëshuar një video që sipas tij, janë shpërndarë në rrjete […]

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit dhe shkeljeve ligjore që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai para anëtareve të KQZ-së ka lëshuar një video që sipas tij, janë shpërndarë në rrjete sociale, e ku u bëhet thirrje atyre që janë regjistruar që të votojnë me postë, që të marrin ndihmë sesi të votohet.

Sipas tij kjo ndihmë po jepet në zyre të partive apo vendvotime të improvizuar.

Kjo Gashi është e kundërligjshme dhe kërkoj që Prokuroria e shtetit të hetoj këto raste.

Ai shtoi se votimi përmes postës duhet të jetë individual dhe çdo ndërhyrje apo ndihmë që ndikon te votuesi bie ndesh me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Më duhet ta ngris një shqetësim se në janar ka filluar procesi i votimit në diasporë dhe e dimë që ky proces është vështir i monitoruar nga ne sepse është e pa mundshme që të kemi njerëz për të përcjellë pjesën e votimit përmes postës. Ka tendencë të hapur publike për t’u manipuluar procesi në disa raste të fillimit të procesit të diasporës. Dje kam pranuar nga rrjetet sociale video, të cilët i ftojnë votuesit përmes postës që t’u ndihmojnë që të votojnë. Këto janë tendenca për ta kontaminuar këtë proces. Nuk lejohet improvizim i votimeve neper kafiteri, zyra të partive. Ekziston rrezik që perona që japin ndihmë në këto vendvotime të improvizuara mund të kenë ndikim ne votim.  Së treti votimi i pistës duhet të jetë individual. Këto janë vepra penale. Nuk guxojnë praktika të tilla të instalohen. I bëjë thirrje Prokurorisë së shtetit që të merr masa”, ka thënë Gashi.

Anëtari i VV-së në KQZ Sami Kurteshi, tha se çështja e ngritur nga Gashi nuk është për t’u shqetësuar.

Sipas tij, është e lejuar që partitë t’i bindin votuesit që të votojnë një parti të caktuar, por që nuk është e lejuar që dikush të votoj për dikë.

“Nuk është shqetësim, është shqetësim i një natyre tjetër. Por gjithkush e ka obligim që t’i ndihmojë deri në momentin që nuk shkruan me dorën e vetë në votën e tij. Kolegu do të shpërndaj një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që askush askujt të mos i ndihmoj”, ka thënë ai.

Anëtari i LDK në KQZ Sabri Hamiti, ka thënë se KQZ-ja ka kryer një punë të shkëlqyeshme duke njoftuar diasporën se si duhet të votohet, e sipas tij, videot e shpërndara në rrjete sociale për ndihmë për votuesit me postë nuk janë në rregull.

“Ky institucion i yni e ka kryere punën në mënyrë të shkëlqyeshëm. Pjesët tjera edhe ndihmat se hajdeni këtu se na u orientojmë s si. Asistim në grup është ai. Unë konsideroj që nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?