Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi, sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë

Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi, sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë

Knut Abraham, deputeti i Bundestagut gjerman, është shprehur goxha kritik ndaj procesit të dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 11-vjet. Abraham ka propozuar që të ndërpritet procesi aktual i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe në vend të tij, Unioni të fillojë dy procese bisedimesh – një me […]

Knut Abraham, deputeti i Bundestagut gjerman, është shprehur goxha kritik ndaj procesit të dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 11-vjet.

Abraham ka propozuar që të ndërpritet procesi aktual i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe në vend të tij, Unioni të fillojë dy procese bisedimesh – një me Kosovën dhe një tjetër me Serbinë – ndaras nga njëri-tjetri.

“Ky dialog i ri duhet të përfshijë rrugën e integrimit të secilit vend në BE. Procesi duhet të bazohet në merita dhe qëllimi përfundimtar duhet të arrihet brenda disa viteve të ardhshme”, tha Abraham.

Në këtë intervistë, ai foli edhe për Asociacionin, për të cilin deklaroi se zyrtarët shtetërorë nuk mund ta kryejnë këtë punë. Sipas tij, Asociacioni “duhet të themelohet nga komuniteti serb në Kosovë”.

Ndër të tjera, deputeti gjerman ka dënuar sulmin në kanalin kryesor të ujit në “Ibër-Lepenc”, duke e drejtuar gishtin kah Serbia dhe Rusia, si fajtore potenciale.

“Për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe vizitës së rregullt të zëvendëskryeministrit serb Alleksandar Vullin në Moskë, nuk mund të përjashtohet as përfshirja ruse” në këtë rast, u shpreh ai.

Rrugëtimi i Kosovës për në mekanizmat ndërkombëtarë, nuk duhet të ndalet, sipas tij. Hapi i menjëhershëm i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës./klankosova

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?