Abdixhiku bën homazhe në Strellec: Kolonel Tahir Zemaj, ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe

Abdixhiku bën homazhe në Strellec: Kolonel Tahir Zemaj, ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku sot ka bërë homazhe në Strellc të Deçanit në 22 vjetorin e përvjetorit të Kolonel Tahir Zemajt. Abdixhiku tha se ai ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë. “Prandaj e ardhmja e ndritshme për të cilën punojmë nuk mund të ndërtohet kurrë pa respektuar të […]

Abdixhiku tha se ai ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë.

“Prandaj e ardhmja e ndritshme për të cilën punojmë nuk mund të ndërtohet kurrë pa respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, dhe çdo hap i yni përpara duhet ta nderojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj janë dhe mbeten shembuj të pashlyeshëm të atdhedashurisë dhe guximit, dhe frymëzim për ne dhe për çdo gjeneratë që do ta ndërtojë Kosovën e lirë dhe të drejtë”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

 

Postimi i plotë:

Sot, në Strellc të Deçanit, kujtuam me nder dhe krenari jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemajt, në 22-vjetorin e vrasjes të tij bashkë me djalin Enisin dhe kryetarin e Forumit të Rinisë në Deçan, Hasan Zemajt.

Kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë. Një ushtarak i përkushtuar dhe strateg i pashoq, ai udhëhoqi beteja të lavdishme në Dukagjin, duke i dhënë Kosovës shembullin më të denjë të një çlirimtari. Nga beteja e Loxhës deri te përpjekjet e tij të pandalshme për unitet dhe drejtësi, figura e Tahir Zemajt qëndron si ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe dhe si shkëndijë e paepur që shkëlqeu fort rrugën drejt çlirimit. Si aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Kolonel Zemaj ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar.

Tragjikisht, më 4 janar 2003, kjo dritë udhërrëfyese u shua nga një dorë e pabesë. Për Tahirin, Enisin dhe Hasanin, lufta përfundoi më 1999, por vrasja e tyre makabre na kujton se liria kërkon jo vetëm sakrifica, por edhe drejtësi. Kjo humbje e madhe mbetet një plagë e rëndë dhe e hapur për të gjithë ne, sepse ikja e tyre në kohë paqeje është dëshmi e betejës së papërfunduar për drejtësi ndaj patriotëve të mëdhenj të vendit tonë.

Prandaj e ardhmja e ndritshme për të cilën punojmë nuk mund të ndërtohet kurrë pa respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, dhe çdo hap i yni përpara duhet ta nderojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj janë dhe mbeten shembuj të pashlyeshëm të atdhedashurisë dhe guximit, dhe frymëzim për ne dhe për çdo gjeneratë që do ta ndërtojë Kosovën e lirë dhe të drejtë.

Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! 🙏🇽🇰

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?