AAK tubim me qytetarë në Gjakovë, Lekaj: Mbështetjen tuaj do ta kthejmë në punë e përkushtim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Gjakovë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Gjakovë kanë parë mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe deputeti, Pal Lekaj. Për këtë tubim ka shkruar edhe deputeti Pal […]
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Gjakovë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Gjakovë kanë parë mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve.
Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe deputeti, Pal Lekaj.
Për këtë tubim ka shkruar edhe deputeti Pal Lekaj. Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen përgjatë gjithë këtyre viteve, teksa është zotuar se këtë do ta kthejë në punë e përkushtim për ta.
“Të dashur bashkëudhëtarë,
Në këtë tubim ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë.
Ju që për këto 20 vite nuk reshtët kurrë së më përkrahuri, do jem mirënjohës, dhe mezi pres ta kthej këtë mbështetje në punë dhe përkushtim.
Faleminderit shumë”, shkruan Lekaj.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëudhëtarë,
Në këtë tubim ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë.
Ju që për këto 20 vite nuk reshtët kurrë së më përkrahuri, do jem mirënjohës, dhe mezi pres ta kthej këtë mbështetje në punë dhe përkushtim.
Faleminderit shumë ❤️
#PalLekaj7












