Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj Currit, analisti: Bexheti kërkon dënimin tim me burg si në Rusi

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj Currit, analisti: Bexheti kërkon dënimin tim me burg si në Rusi

Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri. Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Storyt në Top Channel janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit. Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së […]

Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri.

Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Storyt në Top Channel janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit.

Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.

Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”.

I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje.

Analisti ka ironizuar situatën, duke thënë se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg.

Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese’, tha Curri i pyetur nga Top Channel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?