RTK ia jep tenderin rreth 100 mijë euro një kompanie nga Shqipëria për edicionin e dytë të Festivalit të Këngës

RTK ia jep tenderin rreth 100 mijë euro një kompanie nga Shqipëria për edicionin e dytë të Festivalit të Këngës

Me të marrë drejtimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Adi Krasta organizoi edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. Edicioni i dytë i këtij festivali do të mbahet më 26, 27 dhe 28 tetor. Siç ka mësuar Demokracia.com, RTK-ja tashmë ka nisur përgatitjet për transmetimin e këtij festivali, duke alokuar fonde për […]

Me të marrë drejtimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Adi Krasta organizoi edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. Edicioni i dytë i këtij festivali do të mbahet më 26, 27 dhe 28 tetor.

Siç ka mësuar Demokracia.com, RTK-ja tashmë ka nisur përgatitjet për transmetimin e këtij festivali, duke alokuar fonde për organizimin e tij. Prokurimi i RTK-së ka përzgjedhur kompaninë që do të merret me organizimin artistik të festivalit.

Tenderi i titulluar “Shërbime teknike për Festivalin e dytë të Këngës në RTK” është fituar nga një kompani prej Shqipërisë prej nga vjen edhe Adi Krasta, “ASLV ALBANIAN SOUND LIGHTING & VIDEO” me administrator Altin Alizotin. Kjo kompani ishte e vetmja në garë. Vlera e kontratës është 96,840.00 euro.

“Radio Televizioni i Kosovës, në mungesë të pajisjeve teknike të avancuara për realizimin e një eventi të tillë, është detyruar që nëpërmjet procedurave të prokurimit të sigurojë shërbimet e nevojshme teknike për realizimin e Festivalit të Këngës në RTK, duke përfshirë zërimin, ndriçimin dhe LED Wall-in”, thuhet në dosjen e tenderit.

RTK tashmë ka hapur konkursin për dorëzimin e këngëve për edicionin e dytë, i cili është shtyrë deri më 7 shtator 2024. Transmetuesi publik i Kosovës synon që vitin e ardhshëm të marrë pjesë si garues në Eurovizion, që do të mbahet në Zvicër. Kërkesa zyrtare për pjesëmarrje tashmë është dorëzuar në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU).

Dorëzimi i kësaj kërkese është bërë pas një serie takimesh të ish-kryetarit të Bordit, Besnik Boletinit dhe ish-drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj, me drejtuesit e EBU-së dhe transmetuesit publik evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?