Vrasja e Liridona Ademajt, profesori i kriminalistikës: Naim Murseli ka veti të psikopatit

Vrasja e Liridona Ademajt, profesori i kriminalistikës: Naim Murseli ka veti të psikopatit

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, duke folur për rrjedhën e vrasjes së Liridona Ademajt, ka thënë se i dyshuari për porositjen e vrasjes bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli ka elemente të një psikopati. Ai tha se nxitimi i Naim Murselit për me arrit qëllimin (vrasjen e bashkëshortes) ishte për shkak afatit të shkurtër të pushimit, […]

Ai tha se nxitimi i Naim Murselit për me arrit qëllimin (vrasjen e bashkëshortes) ishte për shkak afatit të shkurtër të pushimit, qëndrimit në Kosovë si dhe faktorëve të jashtëm, që janë  për interesa personale, qoftë për hakmarrje, xhelozi apo faktor ekonomik.

“Në pamje të tij fizike dhe lëvizje shihen çrregullime, sepse kemi neurotik, psikopat dhe psikozat. Kemi parë që Naimi ka elemente psikopati”, u shpreh Ademi në RTV Dukagjini.

Ademi tha se “ngutia” e Naim Murselit dhe lëvizjet dhe veprimet e tij qoftë në procesin e varrimit të Liridona Ademaj kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes apo pjesëmarrjes indirekte të tij.

Ai tha se bashkëpunëtorët e Naim Murselit nuk janë vrasës profesionalë, por vrasës amator, pasi që takimet e tyre para lokali dhe marrëveshja e tyre apo qëllime e kanë realizuar për shkak të ‘ngutisë”.

Sipas tij, kjo nguti ka ardhur duke bashkëpunuar me një familjar të tij.

Ndërsa, Rrahman Sylejmani-kolonel në pension i Policisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Ademajt me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, të kryer më 30 nëntor të 2023, ka thënë se Murseli ka qenë person kontravers dhe i shoqëruar nga figurat e njohura politike të vendit.

Sylejmani shtoi se jeta nuk ka qenë stabile mes Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, pasi çifti dyshohet të ketë pasur çrregullime dhe tendosje te raportet e tyre.

Sylejmani shtoi se nuk është zbuluar akoma motivi kryesor i vrasjes së Liridona Ademajt nga ish-bashkëshorti i saj, Naimi.

“Përcaktimi i motivit është detyra më e vështirë e hetuesit, i cili duhet ta hetojë. Te vrasja e Liridona Ademajt, nuk është zbuluar akoma motivi kryesor. Kjo familje ka jetuar në Suedi, dhe nga atje del që është planifikuar vrasja e saj. Dhe kur ka ardhur këtu në Kosovë, herën e fundit, po del se ai ka vepruar me disa veprime të dyshimta”.

“Po del që Liridona nuk e ka pasur një jetë stabile bashkëshortore me Naim Murselin. Edhe në Suedi kanë pasur tendosje dhe çrregullime në raportet bashkëshortore. Naim Murseli ka pasur takime me persona të ndryshëm, por edhe aktivitete të ndryshme të tij, e Liridona ka pasur njohuri për to. Naimi për të ikur dhe për t’u mbrojtur dhe mos me u zbuluar, ai ka zgjedhur rrugën e dorasit me porosi. Ai ka gabuar në disa hapa të tij, inskenimi i grabitjes. Dyshimi i parë ka qenë i inskenuar. Pastaj marrja e incizimeve, kamerat kanë shikuar dy tre ditë dhe kanë parë vetura e njëjtë ka qarkulluar edhe atë ditë, edhe përmes verifikimit ajo veturë është marrë nga renti nga Naimi”, vijoi Sylejmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?