“Varfëria” e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti

“Varfëria” e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti

Presidentja Vjosa Osmani sot ishte në Viti në vizitë me kryetarin e Komunës së Vitisë dhe mori pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të kësaj komune. Mirëpo, agjenda e saj nuk ishte gjëja më karakteristike e kësaj vizite. Osmani u pa tek zbriste nga një veturë luksoze e tipit ‘G-Class’. Në pamjet […]

Në pamjet që ka shpërndarë Ekonomia Online, shihet si Osmanit i hapet dera e veturës ‘Mercedes G-Class’ nga mbrojtja e afërt përpara takimit me kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Osmani s’ishte parë më herët me ‘G-Class’ nëpër evente, andaj nuk dihet nëse është veturë e re e Presidencës.

Ajo përpara “14 shkurti të madh” në fitoren e përbashkët me kryeministrin aktual Albin Kurtin, fliste për varfërinë në Kosovë dhe shkaqet e saj. Thoshte se korrupsioni masiv dhe haraçi ishin shkaktarët kryesorë të varfërisë.

“Ky vend nuk është i varfër për shkak të njerëzve që kanë punuar me nder e me përkushtim brenda vendit e jashtë vendit, por është i varfër për shkak të politikanëve, që kanë shndërruar biznese të tëra, nëpërmjet haraçit, nëpërmjet zhvatjes, nëpërmjet marrjes së përqindjeve edhe investitorëve të huaj, nëpërmjet krimit e korrupsionit masiv, saqë organizatat ndërkombëtare sot thonë se mbi 300 milionë në vit ne i humbasim vetëm nga ky korrupsion. Kjo është arsyeja pse mbi 100 mijë qytetarë sot në Kosovë jetojnë me më pak se një euro“, deklaronte Osmani.

Nga Vitia, Osmani që fitoi zgjedhjet bashkë me Kurtin duke premtuar zbutje të varfërisë, sot sulmoi këtë të fundit. Ajo foli për çështjen e Urës së Ibrit, e cila tha se aleatët ndërkombëtarë duan ta shohin hapjen e Urës së Ibrit si triumf të përhershëm e jo momental.

https://fb.watch/tZGHauOHoP/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?