Ushtaraku amerikan shmang pyetjet e avokatit: Po kërkoni përgjigje të thjeshtë për një pyetje të vështirë

Ushtaraku amerikan shmang pyetjet e avokatit: Po kërkoni përgjigje të thjeshtë për një pyetje të vështirë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë ushtaraku amerikan, Steven Russell në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kundërpyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Selimit, përmes avokatit Eric Tully i cili u fokusua tek misioni i KFOR-it në Kosovë. Duke e pyetur […]

Kundërpyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Selimit, përmes avokatit Eric Tully i cili u fokusua tek misioni i KFOR-it në Kosovë.

Duke e pyetur se a ka qenë KFOR-i në kontakt me Ministrinë e Rendit Publik dhe se kush mbante kartela identifikimi të lëshuara nga ata, dëshmitari e shmangu pyetjen duke i thënë avokatit se po kërkon përgjigje të thjeshtë për një pyetje të vështirë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sikurse po iu thoja, udhëzimet tona ishin këto; Kartelat që nuk janë nga IOM-i apo Komisioni për zbatimin e përbashkët apo Kombet e Bashkuara duheshin sekuestruar. Nëse kishin lidhje me UÇK-në, qoftë nga kjo ministritë apo funksionet civile, ne e kishim për udhëzim, e kishim për direktivë që t’i sekuestronim, t’i merrnim këto”, u përgjigj fillimisht dëshmitari në pyetjet e avokatit Tully.

Por, Tully insistoi vazhdimisht në pyetjen e tij.

“Pyetja ime ishte kjo; ju nuk keni qenë në kontakt me këtë ministri për të komunikuar me ata dhe për t’i pyetur se kush kishte kartale të tilla identifikimi. Pra, ju kishit për detyrë vetëm që t’i merrni këto kartela?”, tha Tully.

Por sërish dëshmitari tha që “sipas marrëveshjes teknike ne e kishim për detyrë t’i merrnim këto kartela identifikimi”.

“Pra ju po përgjigjeni me jo, nuk ishit në kontakt me këtë ministri?”, pyeti sërish Tully.

Russell tha se sipas marrëveshjes nuk ekzistonin institucione legjitime sepse në atë kohë ishte mandati i OKB-së për ta kryer këtë, duke iu shmangur përgjigjes konkrete.

“Nga perspektiva jonë, ne kishim urdhra. Sipas marrëveshjes nuk ekzistonin institucione legjitime sepse atëherë ishte mandati i OKB-së për ta kryer këtë detyrë”, tha Russell.

“Po e marrë si jo”, tha Tully duke pasuar me përgjigjen e Russell i cili i tha “Merrne si të dëshironi”.

Por, Tully vazhdoi insistimin duke e pyetur se “A është a jo?”.

“Ju po bëni një pyetje shumë të vështirë dhe doni një përgjigje të thjeshtë”, tha dëshmitari.

“A e kontaktuat ndonjëherë ministrinë për t’i pyetur ata nëse kishin lëshuar kartela identifikimi”, tha Tully.

“Po flisnit për ministrinë e UÇK-së?”, tha dëshmitari.

“Po flas për Ministrinë e Rendit Publik”, tha Tully.

“Cila ministri?”, tha dëshmitari.

“A ka pas KFOR-i kontakt me këtë ministri për të pasur evidenca se kush kishte letërnjoftime të tilla”, tha Tully.

Krejtësisht në fund, dëshmitari tha se nuk ishte letërnjoftim i lëshuar nga Kombet e Bashkuar dhe nuk ka pas arsye legjitime për ta kontaktuar ministrinë.

“Ky nuk ishte një letërnjoftim i lëshuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk kishte arsye legjitime për të kontaktuar ministrinë e pretenduar, të paktën siç e konsideroni ju sepse ata nuk ishin një institucion legjitim. Si duhet të kontaktonim ne një ministri që nuk kishte autoritet për të ekzistuar”, tha dëshmitari duke shtuar se i fotografonin këto letërnjoftime dhe i përpunonin sipas shërbimit të tyre informativ dhe funksionit policor.

Tutje, Tully e pyeti dëshmitarin se a ka pasur mundësi që letërnjoftimet e tilla të blihen edhe në tregun e zi për çka dëshmitari tha që janë lëshuar nga Qeveria dhe që sa herë i gjenin i merrnin pasi sipas tij kishin direktiv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?