Ukraina vijon marshimin më thellë për në Rusi, shkatërron edhe një tjetër urë në territorin rus

Rusia ka një urë më pak. Këtë e njofton ushtria e Ukrainës që konfirmon shkatërrimin e një ure të dytë strategjike, teksa vazhdon marshimin më thellë në rajonin rus të Kurskut. Forcat e Kievit publikuar dhe pamjet e bombardimit mbi lumin Seym. Disa orë më vonë, presidenti Volodymyr Zelenski tha për herë të parë se […]

Forcat e Kievit publikuar dhe pamjet e bombardimit mbi lumin Seym. Disa orë më vonë, presidenti Volodymyr Zelenski tha për herë të parë se qëllimi i inkursionit ushtarak në tokën ruse përfshin krijimin e një zone tampon për të ndalur sulmet nga trupat e Putinit.

Ukraina prej thuajse dy javësh ka nisur një ndër sulmet më të mëdha në territorin e Rusisë që kur Moska filloi përpjekjet për pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Sipas raportimeve, ura e shkatërruar përdorej nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij me armë dhe ushqime. Megjithatë, sulmet ruse në tokën ukrainase nuk kanë ndalur. Mbrojtja ajrore e këtij shteti njofton rrëzimin e të paktën 11 dronëve të lëshuar në Mikolaiv, Donjevk, Kharkiv, Kiev dhe disa rajone të tjera.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sakaq, një bombardues rus, Su-34 ka lëshuar një sulm gjatë natës kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk. Moska pretendon se ka shkatërruar armatime të ushtrisë së Kievit. Ndërkohë, Ukraina bën bilancin e humbjeve që i ka shkaktuar trupave të Putinit në këto dy vite luftë. Rusia ka humbur mbi 600 mijë ushtarë që prej 24 shkurtit të 2 viteve më parë. Gjithashtu janë shkatërruar me mijëra pajisje luftuese, përfshirë 367 avionë, 28 anije dhe një nëndetëse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?