Tender për intervenime emergjente në rregullimin e varrit të Heroit Afrim Bunjaku në prag të rënies

Tender për intervenime emergjente në rregullimin e varrit të Heroit Afrim Bunjaku në prag të rënies

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka shpallur tender në vlerë rreth 10 mijë euro për intervenime emergjente për rregullimin e varrit të Heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në shtator të vitit të kaluar nga grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Kërkesa për rregullimin e varrit të Bunjakut vjen nga […]

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka shpallur tender në vlerë rreth 10 mijë euro për intervenime emergjente për rregullimin e varrit të Heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në shtator të vitit të kaluar nga grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

Kërkesa për rregullimin e varrit të Bunjakut vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, në prag të përvjetorit të rënies së tij.

 

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-prokurim, afati për t’u kryer këto intervenime, ku përfshihen punët përgatitore, të varrit, rrethojës dhe pllatosë, është 20 ditë nga dhënia e kontratës.

“Ky AP ka të bëjë me projektin Intervenimet Emergjente – Rregullimi i Varrit të Heroit “Afrim Bunjaku” – Samadrexhë, Vushtrri, që ka ardh si kërkesë nga MPB për të rregulluar varrin e heroit të kombit, të ndjerit Afrim Bunjaku i cili kishte detyrën e policit dhe që ishte vrarë nga grupet kriminale serbe në Veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tek punët e varrit, parashihet furnizimi, transporti dhe montimi i pllakës së mermerit.

Vlera e parashikuar e kontratës është 9 mijë e 995 euro.

Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 27 gusht, në orën 11:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Ndryshe, Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit gjatë një sulmi terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr kryeterroristi Milan Radojçiq.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?