Telekomi reagon sërish për artikullin “Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit”

Telekomi reagon sërish për artikullin “Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit”

Telekomi i Kosovës ka reaguar sërish ndaj tekstit të Periskopit me titull “Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit”. Në reagimin e dytë, zyrtarë të kësaj kompanie kanë mohuar se ka pasur avancime  por se këto avancime janë bartje stafi nga struktura e vjetër organizative në strukturën e re Reagimi i […]

Në reagimin e dytë, zyrtarë të kësaj kompanie kanë mohuar se ka pasur avancime  por se këto avancime janë bartje stafi nga struktura e vjetër organizative në strukturën e re

Reagimi i dytë i Telekomit pa ndërhyje:

Të nderuar drejtues dhe gazetarë të mediumit “Periskopi.com”

Edhe pse kishit publikuar të dhëna të pa verifikuara në artikullin “Burbuqe Hana e Telekomit avancon burrin e këshilltares së Vjosa Osmanit” dhe nuk kishit pritur të merrni përgjigje nga ne, ne brenda ditës dhe vetëm pas katër orësh, ju kemi kthyer një përgjigje që përmban sqarimet e nevojshme lidhur me pyetjet e juaja sugjestive.

Duke konsideruar se ju si medium, keni të drejtë të merreni edhe me thashetheme, se gjithçka varet nga ajo se sa medium serioz pretendoni të jeni, megjithatë jemi të obliguar të ju korrigjojmë lidhur me një pohim të pasaktë, që përpiqet të arsyetoj botimin e artikullit tuaj pa i verifikuar faktet.Ju në hapësirën ku i keni botuar përgjigjet tona, keni dezinformuar, shpresojmë paqëllimshëm, publikun e juaj se:

“Periskopi kishte dërguar pyetje në zyrën për media në Telekomin e Kosovës gjatë ditës së djeshme për këto avancime, teksa të njëjtit janë përgjigjur sot “, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.

Rrjedhimisht, nuk kemi çfarë bëjmë kur ju luani me imazhin e mediumit tuaj duke publikuar dhe interpretuar thashetheme, përpos që të dërgojmë përgjigjet tona që i demantojnë ato, por nuk mund të mos reagojmë kur ju e dezinformoni publikun edhe përkundrejt fakteve që dëshmojnë se përgjigjet tona i keni marrë brenda disa orësh.

Ju lutemi, që të publikoni këto të dhëna dhe të kërkoni falje publike, për këto pohime, për të cilat dëshirojmë të besojmë se janë të paqëllimshme, dhe rezultat i pakujdesit të gazetarëve kujdestarë e jo tendencë e redaksisë ndaj Telekomit të Kosovës dhe stafit për komunikim.

Ju falënderoj për interesimin dhe ju sigurojmë për përcaktimin e Telekomit të Kosovës për transparencë dhe bashkëpunim të pakushte me mediat, mbi parimin se të gjithë jemi shërbyes të publikut, profesionist dhe të përgjegjshëm për fjalën publike dhe saktësinë e saj.

Telekomi mohon avancimin e burrit të këshilltares së Vjosa Osmanit: Thjesht po bartet stafi nga struktura e vjetër organizative në strukturën e re

Të fundit
Të ngjashme