Tahiri kritikon Qeverinë për arsimin: Dështim i radhës i cili po ndëshkon të ardhmen e Kosovës

Tahiri kritikon Qeverinë për arsimin: Dështim i radhës i cili po ndëshkon të ardhmen e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për nivelin e arsimit në vend. Ai ka thënë se pushteti ka tendenca që të flas për tema të mëdha që t’i fshehur dështimet në qeveri, e një ndër dështimet ai e ka parë arsimin. “Po afrohet […]

Ai ka thënë se pushteti ka tendenca që të flas për tema të mëdha që t’i fshehur dështimet në qeveri, e një ndër dështimet ai e ka parë arsimin.

“Po afrohet fillimi i vitit të ri shkollor, sot një javë është dita e parë e vitit shkollor, por përgatitjet për këtë ngjarje jetike duket se janë lënë totalisht pas dore. Kjo situatë është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme nga një qeveri, që e di mirë datën e nisjes së vitit shkollor, por nuk ka arritur ti bëjë as përgatitjet minimale, nuk arrin të informojë qytetarët dhe t’i orientojë prindërit dhe fëmijët, që për herë të parë nisin rrugëtimin e tyre arsimor. Prindërit janë të pasigurt dhe të paqartë rreth përgatitjeve shkollore, si dhe rreth shpërndarjes së teksteve dhe parave të tyre. Një qeveri që nuk e merr seriozisht një proces kaq të rëndësishëm ka dështuar në përgjegjësitë e saj thelbësore”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se për katër vite nuk ka pasur investime në hulumtime shkencore në Universitetin e Prishtinës.
“Infrastruktura është lënë pas dore, ndërsa çerdhet dhe investimet infrastrukturore janë shndërruar në premtime të zbrazëta për votuesit. Dështimi i qeverisë në menaxhimin e arsimit nuk është më i fshehur. Është konkret, i dukshëm dhe i ndjerë nga çdo familje në vend. Arsimi është baza e zhvillimit të një kombi, dhe kur kjo bazë është e dobët, e ardhmja e një vendi është në rrezik. Dëshpërimi është aq i madh dhe dështimi konkret. Kjo, për shkak të premtimeve të kota. Kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë. Qytetarët do ta ndalin këtë dështim më 9 shkurt!”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?