Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” – sipas zyrtarit gjerman

Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” – sipas zyrtarit gjerman

Një sulm me thikë gjatë të cilit një burrë i vrau tre njerëz dhe i plagosi tetë të tjerë në një festival në perëndim të Gjermanisë, ishte një “akt i mundshëm terrorizmi”, tha një zyrtar gjerman të shtunën. Policia gjermane tha se është duke e vazhduar kërkimin për dorasin. Më herët, policia e arrestoi një […]

Një sulm me thikë gjatë të cilit një burrë i vrau tre njerëz dhe i plagosi tetë të tjerë në një festival në perëndim të Gjermanisë, ishte një “akt i mundshëm terrorizmi”, tha një zyrtar gjerman të shtunën.

Policia gjermane tha se është duke e vazhduar kërkimin për dorasin.

Më herët, policia e arrestoi një 15-vjeçar, për të cilin tha se po e heton nëse ka lidhje të mundshme me dorasin e arratisur.

Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast, sepse nuk ka motive të tjera dhe sepse viktimat nuk kanë lidhje mes vete.

Të shtunën në mëngjes, policia gjermane e nisi një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, për ta kapur dorasin e sulmit të së premtes mbrëma.

Forca të mëdha policore, përfshirë njësi speciale, janë mbledhur përreth qendrës së qytetit Solingen.

“Edhe viktimat, edhe dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje”, tha policia.

Sulmi ndodhi të premten pas orës 21:00 kur sulmuesi i theri me thikë disa persona në një shesh në qendër të qytetit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kërkoi kapjen dhe ndëshkimin e dorasit.

“Dorasi duhet të kaptet shpejt dhe të ndëshkohet në maksimum në përputhje me ligjin”, shkroi Scholz në rrjetin social X.

Policia tha se i dyshuari është në arrati dhe se autoritetet e sigurisë dinë shumë pak informata për të.

Sipas policisë, sulmi u krye nga një sulmues i vetëm.

“Festivali i Shumëllojshmërisë”, i cili shënon përvjetorin e 650-të të qytetit, nisi të premten dhe duhej të mbahej deri të dielën.

Solingeni i ka rreth 160.000 banorë dhe ndodhet afër qyteteve të mëdha Këln dhe Dyseldorf.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga sulmi brutal në festivalin e qytetit në Solingen”, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një komunikatë të shtunën.

“Autoritetet tona të sigurisë janë duke bërë gjithçka për ta kapur dorasin”, shtoi ajo.

Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe Faeser së fundmi propozoi ashpërsimin e ligjeve për armët. Ajo propozoi që të lejohet bartja në publik e thikave me teh deri në 6 centimetra të gjatë, në vend të thikave me teh 12 centimetra të gjatë që lejohet momentalisht./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?