Rasti i parë i lisë së majmunëve regjistrohet në Evropë, ekspertët: Mund të përhapet shpejt

Rasti i parë i lisë së majmunëve regjistrohet në Evropë, ekspertët: Mund të përhapet shpejt

Zyrtarët globalë të shëndetësisë konfirmuan mbrëmë infeksionin e parë me virusin e ri mpox (lija e majmunëve) në Suedi, duke e lidhur atë me një numër në rritje të rasteve në Afrikë. Kjo është shenja e parë e përhapjes së virusit jashtë kontinentit afrikan, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli sëmundjen […]

Kjo është shenja e parë e përhapjes së virusit jashtë kontinentit afrikan, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli sëmundjen një kërcënim global për shëndetin publik.

“Shfaqja e një rasti në kontinentin evropian mund të nxisë përhapjen e shpejtë ndërkombëtare të mpox”, tha Lawrence Gostin, ekspert i shëndetit publik dhe profesor në Universitetin Georgetown në Uashington. “Rasti në Suedi ka shumë të ngjarë të thotë se ka dhjetëra raste të pazbuluara në Evropë”, shtoi ai.

Doktori Brian Ferguson nga Universiteti i Kembrixhit shprehu shqetësimin me rastin e udhëtarit suedez, por theksoi se nuk ishte befasuese duke pasur parasysh ashpërsinë dhe përhapjen e epidemisë në Afrikë.

“Më shumë raste ka të ngjarë të shfaqen këtu dhe në pjesë të tjera të botës, pasi aktualisht nuk ka mekanizma për të parandaluar importimin e rasteve mpox”, shtoi Ferguson, transmeton Telegrafi.

OBSH-ja deklaroi se ky është një Kërcënim i Shëndetit Publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) pasi rastet në Republikën Demokratike të Kongos u përhapën në vendet fqinje. PHEIC është niveli më i lartë paralajmërues i OBSH-së.

Që nga fillimi i shpërthimit në janar të vitit 2023, Kongo ka regjistruar 27 mijë raste dhe më shumë se 1100 vdekje, kryesisht në mesin e fëmijëve.

Zyrtarët nga SHBA dhe Kanada thanë se nuk kanë identifikuar asnjë rast deri më tani.

“Ky është rasti i parë i Clade 1 mpox i raportuar jashtë kontinentit afrikan”, tha David Daigle, zëdhënës i CDC, duke vënë në dukje se agjencia po monitoron nga afër shpërthimin.

CDC kohët e fundit lëshoi një Përditësim të Rrjetit të Paralajmërimeve Shëndetësore dhe një njoftim të përditësuar të Udhëtimit Shëndetësor për të informuar mjekët, udhëtarët dhe partnerët e shëndetit publik në SHBA për përhapjen e Clade 1 mpox në vendet që historikisht nuk kanë raportuar raste të sëmundjes.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë amerikane, Clade1 mpox tenton të shkaktojë infeksione më të rënda dhe ka një shkallë më të lartë të vdekjes sesa Clade 2.

Në vitin 2022, OBSH shpalli një kërcënim për shëndetin publik për shkak të një shpërthimi të mpox të shkaktuar nga Clade 2, i cili rezultoi në më shumë se 95 mijë raste në 115 vende jo-endemike. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?