Presidenca: Zotëria i Parë s’ka kërkuar mbrojtje të afërt, ajo i ofrohet i familjes së Presidentes sipas ligjit

Presidenca: Zotëria i Parë s’ka kërkuar mbrojtje të afërt, ajo i ofrohet i familjes së Presidentes sipas ligjit

Presidenca e Kosovës ka thënë se Zotëria i Parë, Prindon Sadriu nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por ajo i takon në përputhje me ligjin dhe vlerësimet e sigurisë. Në një reagim të lëshuar sot, Presidenca thotë se gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuele […]

Në një reagim të lëshuar sot, Presidenca thotë se gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuele ndaj Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.

“Zotëria i Parë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt. Mbrojtja e afërt i ofrohet familjes së Presidentes në përputhje me ligj dhe me vlerësimet e rrezikshmërisë.

Pika 4.3 e procedurave standarde të operimit të njësisë për vlerësimin e kërcënimit dhe rrezikut parashohin me automatizëm nivelin e lartë të rrezikshmërisë, i cili i takon Presidentes së Kosovës dhe familjes së ngushtë të saj.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuele ndaj Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Zotëria i Parë personalisht nuk ka kërkuar asgjë. Vlerësimet e sigurisë i bëjnë institucionet e sigurisë”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës.

Reporteri, gjatë ditës së sotme fillimisht raportoi se Prindon Sadriu ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, për ta edituar pak minuta më pas se Sadriut i është ofruar mbrojtje në përputhjet me vlerësimet e sigurisë.

Kjo vjen pak ditë pas rastit në Ferizaj, ku u vra 89-vjeçari Sadri Sadriu, axha i Zotëriut të Parë të shtetit, Prindon Sadriut.

Një ditë pas rastit, Nacionale ka raportoi se “motivi i vrasjes” ishte”dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura” dhe se për rastin ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Kjo nxiti reagimin edhe të vetë presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Osmani ka mohuar kategorikisht se ka qenë në dijeni për dhunimet e raportuara të dy vajzave nga 89 vjeçari i vrarë në Ferizaj.

Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.

“Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani për REL.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?