Presidenca ndërhyn edhe në punën AGK-së: Osmani nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë nga organet e drejtësisë

Presidenca ndërhyn edhe në punën AGK-së: Osmani nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë nga organet e drejtësisë

Presidenca ka reaguar pasi AGK, e konsideroi si një precedent të rrezikshëm e të papranueshëm thirrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për hetime ndaj medieve, posaçërisht gazetës Nacionale dhe drejtuesit të saj, Berat Buzhala. Në reagimin e Presidencës thuhet se “AGK duhet të tregojë nëse kjo mënyrë raportimi siç bën disa portale është në […]

Presidenca ka reaguar pasi AGK, e konsideroi si një precedent të rrezikshëm e të papranueshëm thirrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për hetime ndaj medieve, posaçërisht gazetës Nacionale dhe drejtuesit të saj, Berat Buzhala.

Në reagimin e Presidencës thuhet se “AGK duhet të tregojë nëse kjo mënyrë raportimi siç bën disa portale është në përputhje me standardin profesional”.

Tutje thuhet se reagimi i Presidentes vjen pikërisht si rezultati i cenimit nga e drejta për informim të dejtë, të saktë dhe me fakte të konfirmuara. Sipas tyre, ka të bëjë me shkelje të standardit profesional, duke e implikuar Presidenten qëllimshëm në një situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me të.

Reagimi i plotë i Presidencës:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përpara se të na tregojë rrugën të cilën duhet ndjekur për ato që i quan “pakënaqësi”, duhet të tregojë nëse kjo mënyrë raportimi siç bën disa portale është në përputhje me standardin profesional.

Siç konfirmon edhe vetë AGK-ja, “është punë e medieve që, duke respektuar Kodin e etikës, sidomos për ngjarje tragjike, të bëjnë punën e tyre duke ofruar fakte e dëshmi për rrethanat e ngjarjes”.

Në rastin konkret, reagimi i Presidentes vjen pikërisht si rezultati i cenimit nga e drejta për informim të dejtë, të saktë dhe me fakte të konfirmuara. Kjo ngase, në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të standardit profesional, duke e implikuar Presidenten qëllimshëm në një situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me të.

Do të ishte tejet korrekte që AGK-ja në këtë reagim së paku në një pasus të apelonte për respektim të standardeve profesionale gjatë raportimit, jo vetëm në këtë rast. Kjo çfarë ndodhi sot nuk paraqet raportim, por fushatë me qëllim denigrimi të figurës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, e cila, siç po dëshmohet, është duke nxitur dhunë e urrejtje.

Ky “raportim”, nuk është as etik e as profesional.

Presidentja në reagimin e saj publik ka bërë thirrje për hetim të plotë të rrethanave që thuhet se kanë shpier deri te vrasja. Ajo në asnjë moment, nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë dhe veprim me prioritet të organeve të drejtësisë. Por, Presidentja kërkon poashtu që të hetohen motivet e ulëta që shpien tek implikimi i saj, duke e akuzuar madje edhe për ndikim në sistemin e drejtësisë së Serbisë, e rrjedhimisht duke e akuzuar për parandalim të drejtësisë për rrethana që ajo kurrë nuk ka pasur njohuri, e aq më pak ndonjë lidhje me to. Secili gazetar dhe e gjithë AGK-ja e dijnë shumë mirë se Presidentja kurrë nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, e lëre më atë të Serbisë.

Dhe në fund, Presidentja askund nuk i ka akuzuar mediat se punojnë për Serbinë, por ka thënë se akuza të ngjashme të fabrikuara kanë publikuar edhe mediat e Serbisë. Kjo gjë faktohet lehtë, sepse të gjitha janë publike.

I takon AGK-së, të ndihmojë në mbrojtjen e standardit profesional të raportimit, sepse vetëm në këtë mënyrë ka kuptim fjala e lirë dhe e drejta për raportim. “Gazetaria”, që nxit urrejtje e prodhon shpifje është në dëm e jo në dobi të gazetarisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?