Policia gjermane në kërkim të personit të dyshuar për vrasjen e 3 njerëzve në një festival

Policia gjermane në kërkim të personit të dyshuar për vrasjen e 3 njerëzve në një festival

Policia gjermane e ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, pasi tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një festival të premten vonë. “Policia është duke e kryer një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e dorasit”, thuhet në njoftimin […]

Policia gjermane e ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, pasi tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një festival të premten vonë.

“Policia është duke e kryer një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e dorasit”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Forca të mëdha policore, përfshirë njësi speciale, janë mbledhur përreth qendrës së qytetit Solingen.

“Edhe viktimat, edhe dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje”, tha policia.

Sulmi ndodhi të premten pas orës 21:00 kur sulmuesi i theri me thikë disa persona në një shesh në qendër të qytetit.

Policia tha se i dyshuari është në arrati dhe se autoritetet e sigurisë dinë shumë pak informata për të.

Sipas policisë, sulmi u krye nga një sulmues i vetëm.

“Festivali i Shumëllojshmërisë”, i cili shënon përvjetorin e 650-të të qytetit, nisi të premten dhe duhej të mbahej deri të dielën.

Solingeni i ka rreth 160.000 banorë dhe ndodhet afër qyteteve të mëdha Këln dhe Dyseldorf.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga sulmi brutal në festivalin e qytetit në Solingen”, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një komunikatë të shtunën.

“Autoritetet tona të sigurisë janë duke bërë gjithçka për ta kapur dorasin”, shtoi ajo.

Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe Faeser së fundmi propozoi ashpërsimin e ligjeve për armët. Ajo propozoi që të lejohet bartja në publik e thikave me teh deri në 6 centimetra të gjatë, në vend të thikave me teh 12 centimetra të gjatë që lejohet momentalisht./rel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?