Policia gjermane e cilësoi sulmin në Solingen si terrorist, viktimat u goditën me thikë në qafë

Policia gjermane e cilësoi sulmin në Solingen si terrorist, viktimat u goditën me thikë në qafë

Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingen të premten mbrëma. Policia tha se arma e përdorur dyshohet të jetë një thikë. Asnjë arrestim nuk është bërë ndërsa policia njoftoi se kishte vendosur një “kontigjent të madh”, duke […]

Policia tha se arma e përdorur dyshohet të jetë një thikë. Asnjë arrestim nuk është bërë ndërsa policia njoftoi se kishte vendosur një “kontigjent të madh”, duke përfshirë një helikopter, për të kërkuar për sulmuesin mashkull që u largua nga vendi i ngjarjes.

Burri thuhet se i kishte goditur me thikë viktimat në qafë. Për shkak të kësaj, hetuesit e cilësojnë krimin si një sulm terrorist dhe jo më si një sulm të zakonshëm, sipas Bild.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se shpresonte se “skuadrat e shpëtimit mund të shpëtojnë të plagosurit që janë ende gjallë dhe se policia mund të kapë autorin frikacak dhe të mjerë”.

Kryeministri rajonal, Hendrik Wüst, i cili arriti në vendngjarje herët të shtunën, njoftoi më herët në X se “e gjithë North Rhine-Westfalia qëndron me njerëzit në Solingen, mbi të gjitha me viktimat dhe familjet e tyre”, tha ai, duke shprehur “mirënjohje të madhe për shpëtimtarët e shumtë dhe policinë tonë që po lufton për jetë njerëzore në këto minuta”.

 

Gazeta lokale Solinger Tageblatt raportoi se autoritetet i kishin kërkuar njerëzve të largoheshin nga qendra e Solingenit dhe se një nga organizatorët e festivalit, Philipp Muller, tha në skenë se punonjësit e urgjencës po luftonin për jetën e nëntë personave.

Kanali i lajmeve NTV shfaqi një video në të cilën Muller i kërkon turmës që të mos panikohet dhe të largohet nga zona me kujdes sepse sulmuesi është ende i lirë.

Dëshmitarët thanë se njerëzit qëndruan të qetë ndërsa u larguan nga vendi i ngjarjes dhe imazhet e mediave më vonë treguan ambientet bosh, përveç policisë dhe një ambulance. Punonjës policie të armatosur kontrollonin perimetrin.

Solingen ka rreth 160 mijë banorë dhe ndodhet pranë qyteteve më të mëdha të Kolnit dhe Dyseldorfit.

Sulmi erdhi mes një debati të ashpër politik mbi rritjen e dhunës me thika në qytetet gjermane.

Në muajin maj, policia gjermane qëlloi dhe plagosi një burrë që plagosi gjashtë persona në një sulm me thikë në protestat e krahut të djathtë në qytetin jugperëndimor të Manheim. Mes viktimave ishte edhe një polic 29-vjeçar, i cili u godit me thikë për vdekje. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?